Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Sejamini: Lulzim Basha është i izoluar nga ndërkombëtarët, ia kanë hequr vizën!

Sejamini: Lulzim Basha është i izoluar nga ndërkombëtarët, ia kanë hequr vizën!

23:35, 18/01/2024
A+ Aa A-

Neritan Sejamini thotë se Lulzim Basha, ndryshe nga çfarë ai përpiqet të propagandojë në publik, është i izoluar nga ndërkombëtarët. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se Basha i përmend gjithmonë të huajt në deklaratat e tij, sepse e ndjen peshën e izolimit prej tyre. Kjo shpjegon edhe gënjeshtrën e tij, se ndërkombëtarët ndërmjetësuan që ai dhe Rama të bëjnë reformën zgjedhore, deklaratë e cila u rrëzua nga ambasadat e SHBA, MB dhe delegacioni i BE. 

"Po të shohësh kur flet Basha, përmend gjithmonë ndërkombëtarët. Ai do të krijojë kontrast me zotin Berisha dhe të justifikohet që nuk e kam tradhtuar Berishën, por jam me aleatët strategjikë. E dyta, zoti Basha vetë është i izoluar ndërkombëtarisht. Nuk e pret njeri, nuk e takon asnjë ambasador. Nuk e ka ftuar njeri as në DASH. Të huajt ia kanë vënë vizën, e kuptojnë pozicionin e tij.

Duke qenë se do të justifikojë legjitimitetin, e ndjen dhe peshën e izolimit të tij, e thekson këtë vazhdimisht. E imagjinon ti një parti politike, me 3 mijë anëtar, qenka aleat strategjik i zotit Basha? E kupton sa qesharake është kjo gjë?, tha Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco