Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Çim Peka live/ Lorenc Vangjeli: Socialistët gabojnë që i mbledhin komisionet e tyre online!

Çim Peka live/ Lorenc Vangjeli: Socialistët gabojnë që i mbledhin komisionet e tyre online!

22:48, 18/01/2024
A+ Aa A-

Në Çim Peka live është disktuar dhe për përplasjet në Komisionin e Mediave mes deputetes Flutura Açka dhe kryetarit të grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi.

Në lidhje me këtë analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Parlamenti nuk është në kushte normale dhe se socialistët gabojnë që i mbledhin komisionet e tyre online.

Pjesë nga diskutimi:

Vangjeli: Ajo që bën zonja Açka është ajo që kërkon rregullorja nëse mblidhet komisioni duhet të mblidhet fizikisht .

Peka: Po e shkelin rregulloren socialistët?

Vangjeli: Socialistët gabojnë që i mbledhin komisionet e tyre online sepse online mund të bëhen vetëm në kushte lufte, pandemia dhe në kushte të jashtëzakonshme. Këta e kanë futur në kushtet e jashtëzakonshme. Parlamenti është në kushte të jashtëzakonshme kështu që akti i zonjës Açka është normal anormal janë të tjerët, kjo është e para e dyta po i marrim të gjitha këto që thuhen si të vërtetat pavarësisht që mua më duket rrugë më e gjatë për ta bërë këtë gjë se sa të vete me vrap vatje ardhje deri në majë të Everestit. Cili është përfitimi nga ato skena që patë? Cili është përfitimi i opozitës? Cili është përfitimi i qytetarit? Cili është përfitimi i maxhorancës? Unë po të jap vetëm një gjë. Njeriu i cili ishte daulle e parë atje zakonisht thuhet violinë e parë por për shkak të tonëve për shkak të zhurmës unë po e quaj daulle, ishte zoti  Gazment Bardhi. Njeriu i cili ishte nga ajo anë tjetër e derës së blinduar në PD në 8 janar, njeriu i cili  dërgoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për punën e vulës.

Peka: Si ka mundësi që në çdo argument nuk heq dorë nga biografia.

Lorenci: Nuk është biografia po flasim për akt politik.

Peka: Parlamenti është në kushte normale?

Vangjeli: Jo nuk është.

Peka: Për zonjën Açka është. Në momentin që ti i tregon publikut që kjo zonjë po i shërben maxhorancës sigurisht që i shërben demokracisë.  

Vangjeli: Dëgjove me vëmëndje të plotë Boçin që tha ai më kushto vetëm një të shtambëdhjetën e kohës.

Peka: Po shkove në everst.

Video e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco