Fatos Lubonja: Lulzim Basha po bën lojën e Edi Ramës për Reformën Zgjedhore

Fatos Lubonja: Lulzim Basha po bën lojën e Edi Ramës për Reformën Zgjedhore

22:32, 18/01/2024
A+ Aa A-

Duke komentuar një deklaratë të ditës së sotme të, Lulzim Basha, analisti Fatos Lubonja në një lidhje për News 24, tha se Basha po bën fasadën e qeverisë.

“Sipas mendimit ku është problemi i deklaratës së Bashës. Ka një pjesë që e paraqet Bashën si opozitar, që i thonë edhe partitë të tjera. Ai akuzon. Mirëpo, cili është problemi në këto që thotë. Kjo deklaratë ka një pjesë të dytë që tregon minimalisht një politikan të paaftë që nuk di të lexojë realitetin shqiptar, ose përndryshe thjesht e demaskon si një njeri që po bën lojën si opozitar. Politikani do të tregojë si do bëhet? Gjithë ideja është se pse e bën Rama këtë.

Një politikan që e lexon realitetin siç është, këtu kupton rrezikun që Rama bën gjithçka që të mos bëhet kjo transparencë dhe eliminimi i pjesës tjetër të opozitës, duhet lexuar po kështu. Edhe burgosja e liderit të opozitës, edhe ky anulimi i komisione. Kur jep një optimizëm fals ku e mbështet këtë.

Në rastin më të mirë është jashtë loje, ose në rastin më të keq është në lojën e asaj që dikur denonconte. Basha thoshte vazhdimisht që ne nuk mund të bëjmë fasadën e regjimit kur bënte lëvizje të forta. Çfarë do të thotë të bësh fasadën? Të shkosh në Parlament dhe ta paraqesësh Shqipërinë si vend normal, ata që po bëjnë krime do t’i kapë drejtësia ndërkohë që ky vetë thoshte Shqipëria nuk është vend normal dhe në këtë moment një politikan me instinkt dhe i vërtetë duhet të kapte këtë çështje. Ky thotë do bëhet transparencë.

Rama këtë po shmang dhe Basha duke u bërë fasadë e tij ku në Shqipëri bëhet transparencë i shërben indirekt atij. E bën me dashje e apo pa dashje, gjykoj se aq budalla të mos e kuptojë nuk është. Dyshimet janë të mëdha se është në këtë lojë dhe po bën fasadën me vetëdije sepse duke bërë fasadën ekziston në politikë, përndryshe është jashtë loje në politikë.

Lidhur me reformën zgjedhore. Një politikan që ka vërtetë ndjeshmëri, duhet ta dijë mirë që këtu nuk është më çështje sistemi zgjedhor. Këtu duhen mjete të tjera lufte politike. Të thuash se shkojmë të bëjmë reformë zgjedhore se kjo na e ka fajin pse nuk fituam, kjo është tu hedhësh hi syve njerëzve. Duke hyrë në lojën e reformës zgjedhore, ai bën fasadën dhe në këtë kuptim është në shërbim të Ramës. Me vetëdije apo pavetëdije këtë ta ndajë vetë”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco