Me CV për trafik armësh, por Rama dhe Manastirliu promovonin mjekun Dervish Hasi, sot, i akuzuar për abuzim seksual

Me CV për trafik armësh, por Rama dhe Manastirliu promovonin mjekun Dervish Hasi, sot, i akuzuar për abuzim seksual

22:14, 18/01/2024
A+ Aa A-

Më 23 janar 2019 në rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë, automjeti i mjekut Dervish Hasi është shkatërruar me lëndë eksplozive. Dyshimet ishin për shkak të pazareve të prishura në trafikun e armëve.

Çuditërisht, në 2021 pas gati dy vitesh hetime, SPAK ia mbylli çështjen, me arsyetimin se nuk ka mundur të provojë lidhjet kriminale të mjekut dhe të birit të tij edhe pse bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, ka dhënë informacione të besueshme rreth implikimit të tij.

Me një kontroll të thjeshtë në rrjetet sociale, duket se mjeku Dervish Hasi është promovuar nga kryeministri Rama dhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas një ndërhyrje kirurgjikale, së bashku me kolegë të tij, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Askush nuk mund të thotë se kryeministri dhe minstrja duhet të dinin potencialin e perversiteti të mjekut, i cili së fundi është arrestuar për abuzim seksual me një minorene.

Por mjeku në fjalë ka qenë një personazh i mirënjohur për policinë dhe prokurorinë kohë para se kryeministri i vendit ta promovonte atë publikisht.

Image

Si njeriu më i informuar në vend, Rama edhe mund ta shmangte nga promovimi një personazh mbi të cilin rëndonin akuza për trafiqe armësh e municionesh për grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Image

Por çuditërisht Rama e gjen veten gjithmonë në krahë të kriminelëve, përdhunuesve dhe trafikantëve dhe nuk është çudi që edhe po ta ketë ditur implikimin e mjekut, të mos i ketë bërë përshtypje kjo gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco