Dekretimi i Komisioneve/ Ironia e analistit: Presidenti priste të ulej Rama me opozitën dhe të ndryshonte mendje

Dekretimi i Komisioneve/ Ironia e analistit: Presidenti priste të ulej Rama me opozitën dhe të ndryshonte mendje

22:08, 18/01/2024
A+ Aa A-

I thirrur në studion e Open analisti Arion Sulo ka komentuar vendimin e Presidentit të Republikës për dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Sulo u ndal te sqarimi i Presidentit duke nënvizuar deklaratën e këtij të fundit i cili tha se priti limitin e 20 ditëve për të shfrytëzuar kohën që palët të gjenin konsensus mes dialogut.

Ai ironizoi duke thënë se Presidenti po priste që Rama të ulej me opozitën e të ndryshonte mendjen për komisionet, ndërsa shprehu kritikën e tij për mendimin e pavarur të Kreut të Shtetit.

“Ajo që dukej e rëndë në sqarimin e Presidentit ishte kur thoshte se priti limitin e 20 ditëve për të shfrytëzuar kohën për zgjidhjen e çështjeve shqetësuese përmes dialogut. Ai thotë me gojën e tij që priti palët të kishin konsensus dhe për këtë akuzon opozitën kur kjo e fundit ka 3 muaj që kërkon nga mazhoranca. Ai priste që Rama të ulej me opozitën e të ndryshonte mendje për komisionet. Ky President ka një lloj mendimi të pavarur? A nuk është Presidenca që jep kohën dhe kthen ligjin në komisionet e tjera që të ketë shqyrtime të mëtejshme”, tha ai.

Nga ana tjetër avokati Genc Gjokutaj u shpreh se komisionet hetimore janë “kapur” në momentin kur është “kapur” edhe SPAK, po ashtu edhe Presidenti.

Sakaq, ai u shpreh kritik për kalimin e ligjit duke qenë se Presidenti po priste një konsensus.

“Një ligj konsensual do të miratohej kur palët të binin dakord. Ky priti kaq kohë që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Komisionet hetimore janë kapur në momentin kur është kapur edhe SPAK, ndërsa shohim se është i kapur edhe Presidenti. Ai thotë se priti konsensus, pse e kaloi atë ligj? Kemi dhe kryeministrin që i del në krahë dhe thotë se ky është Messiah”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco