Çim Peka Live/ Debat mes Vangjelit dhe Boçit për dekretimin e Komisioneve Hetimore nga Presidenti

Çim Peka Live/ Debat mes Vangjelit dhe Boçit për dekretimin e Komisioneve Hetimore nga Presidenti

21:44, 18/01/2024
A+ Aa A-

Dekretimi i ligjit për Komisionet Hetimore nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe pse opozita ishte kundër ka përplasur në Çim Peka live analistin Lorenc Vangjeli dhe deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Sipas Boçit është shkelur konsensusi për miratimin e këtij ligji. 

Pjesë nga debati:

Boçi: Lorenc më lejo të bëj një ndërhyrje të vogël për sqarim sepse vjen nga përvoja ime si deputet.

Vangjeli: Jo, jo më lejo mua.

Boçi: Jo se te kjo pikë një sqarim domethënë me konsensus apo jo ndryshime  që kanë të bëjnë me efektet që sjellin ligjet në Rregulloren e Parlamentit bëhen me konsensus sepse efektin kryesor ky e ka në Rregulloren e Kuvendit. Kurrë në asnjë rast Rregullorja e Kuvendit nuk është miratuar me konsensus. Madje ka qenë kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Vangjeli: Rregullorja është miratuar me konsesun.

Boçi: Por është ligj që afekton direkt Komisionet Hetimore, afekton rregulloren dhe ka lidhje direkte. Dhe këtë po ta them si sqarim. Pra çdo ndryshim që afekton Rregulloren duhet konsensus politik. Kurrë nuk është bërë ndryshime të tilla pa konsensus politik, ka qenë kusht për marrjen e vendit kandidat, a e kupton.

Vangjeli: Dakort, por unë jam pak përtej kësaj.

Boçi: Jo përtej se nuk mund të verbohemi dhe të mbyllim sytë në një moment që është shumë të rëndësishëm.

Vangjeli: Më dëgjo, unë po shkoj pak përtej kësaj.

Boçi: Unë po të dëgjoj por thjesht për të ndihmuar arsyetimin tënd që ti ta ndryshosh pak.

Vangjeli: Unë po kundërshtoj bindjet që arsyet politike

Boçi: Dhe unë po të shtoj argumentin ty që konsensusi është shkelur. Nuk është respektuar.

Vangjeli: Të cilat sipas presidentit nuk hyjnë në tagrin e tij për ti verifikuar, unë do të thosha që përveç Kushtetutës që është libri ynë i shenjtë që rregullon jetën e përditshmë të shoqërisë sonë ka dhe një kod tjetër moral dhe politik në të njëjtin kohë ku përfshihet edhe kjo që thatë ju që nuk është domosdoshmërisht e shkruar por që në këtë moment unë do të doja shumë, do të shpresoja shumë që nga dritarja e presidencës zoti Begaj të shfaqej me një  kovë me ujë për ta hedhur në zjarrin që palët e ndezin herë pas herë, herë me sebep herë me shkak. Në këtë rast thashë shkova përtej kësaj, firme e tij kundër në këtë dekret jo refuzimi dhe kalimi në heshtje se sipas shprehjes ku ishin asgjëkundi ku shkojmë asgjë ishte një shans për klasën politike. Të majtë dhe të djathë për tu riulur në tryezë. Nëse e bënin, Presidenti vepron me këtë lloj mesazhi me gjest për t'u thënë atyre keni dhe këtë mundësi tjetër dhe unë këtë gjë e gjykoj si një shans të humbur nga presidenca sepse pikërisht sepse i mungoi klasës politike ky shans.

Boçi: Sigurisht, por unë thashë minimalisht prisja këtë, maksimalisht normal që unë prisja këtë por ajo është fantazi pastaj që ta kundërshtoj.

Ndiqni debatin e plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco