VIDEO/ Abilekaj: Begaj është një gjeneral i ç’dekoruar që u kthye në një ushtar të Ramës

21:57, 18/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV për të diskutuar miratimin e ligjit për heqjen e të drejtës opozitës për ta kontrolluar nëpërmjet Komisioneve Hetimore ishte analisti, Enton Abilekaj.

Abilekaj është shprehur se presidenti e ka humbur të gjithë të drejtën për ta respektuar pasi është kthyer në një ushtar të Ramës.

"Unë jam dakord me të tre ju sepse presim nga presidenti të jetë president. Ai është një gjeneral i ç’dekraduar dhe është shndërruar si ushtar i Edi Ramës. Edhe ai vetë nuk e  përcakton dot vetë se çfarë statusi ka.

Rama arriti të fuste në fuqi një ligj që i heq opozitës të drejtën për ta kontrolluar. Nuk shoh asnjë mospërputhshmëri me Kushtetutën ku në fakt janë vendimet e GJKL që kanë fuqinë e një neni kushtetues ku e detyrojnë mazhrancën të bëjë komisione hetimore.

Ai ka marrë një urdhër nga Rama dhe gabimi i vetëm i tij ishte se nuk ka gjetur një argument për të ja dërguar Begajt dhe ta thonte në lidhje më këtë çështje.

Shefi i Begajt, Rama ka thënë se e kemi marrë nga gjermanët. Ligji gjerman për komisionet hetimore nuk ka asnjë lidhje me këtë që ka miratuar presidenti."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco