VIDEO/ Haxhiu: Begaj më mirë ta kalonte dekretin në heshtje, në fund njësoj do aprovohej

21:38, 18/01/2024
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës të ligjit për komisionet hetimore duke thënë se Begaj duhet ta kalonte në heshtje.

Në një lidhje me Skype për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Haxhiu u shpreh se presidenti duhej të mbante distancë nga politika, dhe se duhej të krijonte ura lidhëse midis opozitës dhe mazhorancës për një konsensus.

“Unë nuk kam pritur që presidenti ta refuzojë , ose së paku kam pritur që presidenti, për të ndërtuar një rast tjetër në parlament që mazhoranca dhe opozita të për një konsensus, një ligj i ili do të shkonte presidenti. Kjo për fat të keq nuk ndodhi. Ishte dashur ta kthejë edhe njëherë për të treguar mirëbesim, konstitucionalizëm dhe paanësi të momenit.  Ne e dimë që ai ligj me siguri do të aprovohej, me siguri do të mbetet ashtu siç është për arsye se edhe heshtja e presidentit do ta miratonte dhe këto rregulla i dimë, e dimë sesi ka shkuar deri më tani.

Është dashur ta bëjë një gjest politik, të krijojë një farë distance të presidentit nga mazhoranca” u shpreh Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco