'Jemi shumë keq'/ Gazetarja Gjoka: Tirana kryeqyteti më i keq për cilësinë e jetës

'Jemi shumë keq'/ Gazetarja Gjoka: Tirana kryeqyteti më i keq për cilësinë e jetës

21:12, 18/01/2024
A+ Aa A-

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, duke komentuar sondazhin më të fundit të Komisionit Evropian për cilësinë e jetës në disa qytete të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se Tirana renditet në vendin e tretë nga fundi, duke qenë kryeqyteti më i keq për të jetuar.

“Komisioni Evropian ka bërë një sondazh në disa qytete të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Janë pyetur njerëzit sa të kënaqur janë me cilësinë e jetës, Tirana ka dalë e treta nga fundi, në pyetjen sa i kënaqur jeni me cilësinë e jetës.

Jemi shumë keq.

Kriteret janë transporti, mjedisi, perceptimi për korrupsionin, spitalet, çmimet e apartamenteve, gjithçka që lidhet me jetën e përditshme”-tha gazetarja Gjoka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco