Ines Nurja: Censusi- i 2023 me probleme, të dhënat publikohen disa muaj me vonesë

Ines Nurja: Censusi- i 2023 me probleme, të dhënat publikohen disa muaj me vonesë

18:09, 17/01/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin, 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon për të komentuar rezultatet paraprake të censusit që është zhvilluar në vend, ishte ish-drejtoresha e INSTAT Ines Nurja.

Nurja u shpreh se kjo vonesë që është bërë me censusin e këtij viti tregon që në të vërtetë ka probleme, pasi sepse fakti që para 13 vitesh janë publikuar të dhënat në një metodë gjysmë dixhitale shumë më shpejt se ky vit, tani që e kemi komplet dixhitale të dhënat publikohen pas 8-muajsh, lë vend për dyshime.

Pjesë nga biseda: Proçesi zyrtarisht ka përfunduar më 15 nëntor, të paktën kështu është deklaruar dhe pas kësaj date askush nuk përgjigjet më dhe nuk ka mundësi të përgjigjet dhe kjo pjesa tjetër ka të bëjë me mbulimin, sa ka arritur Censusi të pyesë të gjithë njerëzit.

Edhe në vitin 2011 ka pasur një zonë që nuk është arritur që të mbulohet dhe është bërë një post-census që tregon zonën e mbulimit që po e bën edhe INSTAT, por kjo nuk ka të bëjë fare me rezultatet.

Aq persona sa janë regjistruar aq duhet që të deklaroheshin në kohë të dhënat janë në Instat, dhe kjo vonesë mua më lë dyshime që mund të ketë probleme sepse fakti që para 13 vitesh janë publikuar të dhënat në një metodë gjysmë dixhitale, tashmë që e kemi komplet dixhitale të dhënat publikohen pas 8-muajsh dhe unë nuk po e kuptoj arsyen.

Në çdo vend të botës këto të dhëna publikohen dy muaj pas censusit dhe po të shikoni në vitin 2011 është mbaruar në fundin e tetorit ku kemi pasur të dhënat për popullsinë për 11 qarqe, kemi pasur numrin e ndërtesave sa janë të banuara apo boshe, më vonë janë publikuar në nivel komune apo bashkie dhe ka qenë një proces me më shumë të dhëna.

Fakti që rezultatet atëhere kanë dalë në një periudhë aq të shkurtër kohore do të thotë se presioni ka qenë 0.

Aq sa ka qenë numri, aq ka dalë dhe rezultati dhe unë mund të them në vitin 2011 kur është bërë mbledhja e vendeve të Ballkanit censusi i Shqipërisë, ka dalë në dy vendet më të mira që është bërë, në Serbi dhe në Shqipëri.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco