Xhaferri: Grupi i Bashës shtojcë e qeverisë, parlamenti është fytyra e vërtetë se si po qeveriset në Shqipëri

16:58, 17/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të komentuar aksionin politik të opozitës së bashkuar ishte kryetari i FRPD, Besard Xhaferri.

Xhaferrri është shprehur se grupi i Bashës i përbërë prej shtatë deputetësh është një shtojcë e PS, ku bashkëpunojnë me të, për të miratuar ligje kundër qytetarëve shqiptar

"Historia ka treguar që shumë deputet janë shkëputur nga partia e tyre dhe janë rreshtuar në grupe të tjera parlamentare, kjo është cudia e vetme ku shtatë deputetë të cilët janë pas Bashës, nuk e kanë shprehur zyrtarisht se janë pjesë plotësuese e PS-s.

Nikolla kërkon që grupi i PD të jetë vetëm me këta deputetët dhe ti shërbejnë Edi Ramës dhe të shkelet e drejta e shumicës dërrmuese ashtu si po ndodh me të gjithë shoqërinë dhe parlamenti është fytyra reale e qeverisjes së sotme në Shqipëri.

Këtu është konfirmuar se ne po shkelim pakicën dhe po ndodh   kundërta me atë që ndodh me demokracitë në vendet perëndimore. Aksioni ynë opozitar është i mbështetur në shtylla kryesore dhe kush është në përballje me këtë qeverisje është pjesë e opozitës së bashkuar dhe kush nuk është kundër shtypjes dhe të drejtave që po i hiqen opozitës janë kundërshtarët tanë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco