Pse e mbron Dumani i Ulsiut, Lulzim Bashën?!

Pse e mbron Dumani i Ulsiut, Lulzim Bashën?!

13:36, 08/01/2024
A+ Aa A-

Nga Adriana Kalaja.

Në gushtin e nxehtë që sapo lamë pas, u orkestrua tallavaja e radhës për kullën pas Pallatit të Kulturës e që sipas kantautorit- klloun, i përkiste familjes Berisha.

Histeria e "aktivistëve" me urdhër dhe pagesë të mafiozit Veliaj, na bëri të kuptojmë se pse Tirana është betonizuar deri në marrëzi dhe pse gushti nuk ishte aq i nxehtë sa dukej nga ana tjetër.

Kulmi i kësaj histerie me telekomandë, ishte reagimi i grupimit pa votë e anëtarësi të Lulzim Bashës, aleati i vërtetë në fakt i kullave të betonit e të pastrimit të parave. Ndër të tjera, bashkëshorti i Aurelës dhe Erionit-Kunat si dhe pazarexhiu i Erionit-Kryebashkiak, pasi i bëri thirrje SPAK të hetojë lidhur me këtë kullë, deklaroi nëpërmjet Karabinës me barut të lagur, se kanë kallëzuar në SPAK, financimin e kësaj kulle.

Nisur nga fakti se unë përfaqësoj një pjesë të trashëgimtarëve ligjorë të kësaj prone, të cilët janë në të drejtën e tyre për ta zhvilluar atë, si dhe e bindur se deklaratat e Lulzimit të Erionëve ishin gjoba e radhës ndaj biznesmenëve vendas e të huaj, iu drejtova me një kërkesë për informacion, drejtuesit të SPAK, z. Altin Dumani më datë 29.09.2023 (shih poshtë foto 1 - 3).

Megjithëse kam shkuar disa herë për të marrë këtë informacion, jam përcjellë me justifikimin se përgjigja do më vinte me postë, gjë e cila deri më sot jo vetëm që nuk ka ndodhur, por edhe më shpejt më kanë ardhur përgjigjet nga Gjykata e Strasburgut. Dhe koha fatkeqësisht më dha të drejtë.

Edhe kur Gazment Bardhi e denoncoi në Kuvend se ishte ai i vetmi përfitues i kullave në Tiranë (shih foto 4 - 12), dhe se e gjitha kishte qënë show i radhës i Lulzimit pazarexhi dhe gjobaxhi, me gjobën e radhës ndaj investitorëve I. SH dhe A. Z se ndryshe nuk e argumentoj dot sesi pas 4 muajve z. Altin Dumani nuk kthen përgjigje, qoftë dhe negative.

Në këto kushte unë i bëj sot disa pyetje z. Dumani meqenëse me shkresat nuk reagon:

1. Pse z. Altin Dumani po e ruan dhe mbron Lulzim Bashën duke mos dhënë informacionin e duhur me këtë rast?

2. A ka depozituar kallëzim penal Lulzim Basha dhe grupi i tij për kullën pas Pallatit të Kulturës?

3. A e keni hetuar kryesisht deklaratën e deputetit Bardhi bërë në Kuvend lidhur me prenotimin e gjithë kateve të para e të dyta e Lulzim Bashës në kullën më të shtrenjtë në Tiranë për sa kohë që ky i fundit nuk ka bërë padi penale për shpifje ndaj z. Bardhi?

4. Kush është burimi i financimit lidhur me blerjen e këtyre pasurive të paluajtshme?

5. A është hetuar Lulzim Basha lidhur me gjobën që i ka vënë biznesmenëve I. SH dhe A. Z, për sa kohë që tek garazhi i biznesmenit I. SH, ka deklaruar se deklarata ishte sa për shoë dhe a i keni sekuestruar kamerat e këtij garazhi?

Ka shumë pyetje që të vijnë në mëndje dhe në fakt, z. Dumani do duhej t'ja bënte vetes dhe Lulzim Bashës, nëse aty do zbatonte ligjin dhe Kushtetutën, dhe jo urdhrat politikë.

Madje duhet të kërkonte arrestimin e Lulzim Bashës, jo vetëm për gjobat e provuara e faktuara ndaj biznesit, por edhe për pastrimin e produkteve të veprave penale siç është dhe rasti i lobimit në SHBA në vitin 2017 (foto 13 - 14).

Pse e them këtë?

Mjafton shkrimi i mediave më prestigjoze nga SHBA, Britani e Madhe dhe Europë që do detyronte z. Dumani të fillonte kryesisht procedimin penal ndaj Lulzim Bashës, për veprën penale të "pastrim i produktit të veprave penale", sepse sipas praktikës së unifikuar penale (e di dhe studenti i vitit të parë), ka dy lloj parash: 1. Të pastra. 2. Të pista.

Në këtë kuptim, duke besuar se ato para nuk janë "ruse", dhe duke mos u vërtetuar burimi i ligjshëm i tyre, ato rezultojnë ato para të PISTA (si rezultat i gjobave)?

A rezultojnë ato para gjobë të bizneseve dhe shitje tē vendeve të sigurta në listat për deputet në vitin 2017 (se jo më kot i'u gjet makina e numërimit të parave në zyrë)?

Se kur këtë e dinin mafiozët Don Lu dhe Yuri Kim, pse SPAK nuk fillon hetimin kryesisht ndaj Lulzim Bashës, për të bindur edhe opinionin publik një herë e mirë se mbase ky i fundit e vërteton burimin e financimit?

Se nëse Lulzim Basha i mbyll gjyqet me procedurë e gjoba, kjo gjë nuk mund tē ndodhë me Partinë Demokrstike, ku aksionerë janë të gjithë demokratët shqiptarë, me kapital 32 vjeçar.

Qartësisht, edhe z. Dumani me mbrojtjen që po i bën Lulzim Bashës, po konsumon veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (lidhur me mos dhënien e informacionit), dhe në këtë kuptim, vetë SPAK ka konsoliduar një praktikë ligjore lidhur me regjistrimet e veprës penale me këtë objekt.

Fakti që z. Altin Dumani rrezikon të kallëzohet penalisht në mbrojtje të Lulzim Bashës, tregon qartazi se:

1. Ai zbaton urdhërat politikë të Edvin Kristaq Ramës.

2. Vetë Edvin Kristaq Rama mbron Lulzim Bashën, si e vetmja mënyrë për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

Por për fatin e keq të Dumanit e Lulzimit, unë kam një "ves" që i çoj gjërat në fund. Edhe pse grupimi i Dudeve të Lulzimit, pozon i sforcuar me moton "Qeshim se nuk qajmë dot".  Deri atëherë, unë po pres përgjigje lidhur me pyetjen se pse e mbron Altin Dumani i Ulsiut Lulzim Bashën?!

P.s. I them i Ulsiut se z. Dumani përveç se njihet si mik i Ulsiut, u desh "vullneti" i tij i "pavarur" të shkërmoqet Dosja 184 ose ndryshe Dosja e Dibrës.

P..s: Vijoj të pyes veten se çfarë bënë 5 orë, Edvini dhe Lulzimi më 17 maj 2017, se për pikat e marrëveshjes, që nuk u bënë kurrë publike, i morëm vesh pas 19 majit 2021?

 

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco