Çfarë thoshte Rama për Trumpin dhe si përfundoi në sekser hoteleve të tij me McGonigal dhe sigurimsin Neza për të lobuar sulmin ndaj Berishës

Çfarë thoshte Rama për Trumpin dhe si përfundoi në sekser hoteleve të tij me McGonigal dhe sigurimsin Neza për të lobuar sulmin ndaj Berishës

21:49, 04/01/2024
A+ Aa A-

Në prill të vitit 2016, Edi Rama, kryeministër i një vendi të vogël të botës, jep një intervistë për revistën e njohur, “Foreing Policy” ku dhe komenton kandidaturën e Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Asokohe askush nuk besonte se manjati amerikan do të mund të fitonte një garë presidenciale duke qenë i pasprovuar në terrenin politik siç ishte rivalja e tij, Hillary Clinton.

Ja citimi i Ramës në prill të vitit 2016 pwr FP:

Donald Trump dhe të tjerët në Europë janë me të vërtetë turpi i civilizimit tonë”.

I sigurtë që nuk do të fitonte Trump, nisur nga fryma që i percillte Soros, Edi Rama do të shprehej në mbështetje të Clinton, me megallomaninë e tij të të folurit për gjithçka, por më shumë se kaq, bëri servilin ndaj Clintonit e cila kishte një mbështetje të fortë na atë garë nga Xhorxh Soros. Ai ofendoi dhe sulmoi kandidatin Trump , me porosi të Soros, në mënyrë që t'i tregonte botës që, edhe një vend i vogel si Shqipëria nuk e don Trump.

Të gjithë e dinë se ç’ndodhi më pas, nga zvarritja e Ramës nëpër takime ndërkombëtare me para e me lobistë që të rrokte një foto me Trumpin.

Mirëpo, ajo që nuk dukej publikisht ka qenë edhe më e rëndë dhe është zbuluar së fundmi.

Vetëm një vit pasi Trump u zgjodh president i ShBA-ve, Edi Rama ka bredhur si sekser në hotelet e tij në New York me Charles McGonigal dhe ish-sigurimsin shqiptar, Agron Neza, duke lobuar për të shpallur Sali Berishën "non grata".

Një raport i demokratëve në ShBA, nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve ka zbuluar se Rama mes viteve 2017 – 2020 ka qenë klient në hotelet e Trump ku ka ngrënë dreka e darka mijëra dollarëshe me agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar me katër vite burg për “çështjen ruse”, ku ka pranuar se ka bërë ndërhyrje për të hequr "non gratan" e mikut të Putinit, dhe që pritet të dënohet sërish për atë që quhet ‘çështja shqiptare’ në shkurt të këtij viti.

Sigurisht që Trump nuk mban listën e sekserëve që futen në hotelet e tij, duke bërë pazare me para të pista, por raporti i kongresmenëve demokratë fakton të gjitha akuzat që bëhen ndaj Edi Ramës si autor i "non grata-s" dhe burgosjes së liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco