Tubimi në mbështetje të liderit të opozitës, Argita Malltezi: Demokratët po mbrojnë dinjitetin e tyre

Tubimi në mbështetje të liderit të opozitës, Argita Malltezi: Demokratët po mbrojnë dinjitetin e tyre

18:57, 04/01/2024
A+ Aa A-

E pranishme në tubimin e tretë poshtë banesës së liderit të opozotës Sali Berisha, vajza e tij Argita Malltezi, deklaroi se demokratët po i përgjigjen me rezistencë e qendresë shkeljes së dinjitetit të tyre.

Sipas saj, vendimi për arrest shtëpie me mbikqyrje policore ndaj Berishës është bërë në shkelje të hapur të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm o selisë blu, Flamur Noka, deklaroi se Berisha është i burgosur politik si në diktaturë, pasi Rama tmerrohet nga zëri

SYRI TV

Argita Malltezi, e bija e Sali Berishës, e pranishme në tubimin poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, shprehu mirënjohjen për qendresën e demokratëve. 

Në një prononcim për gazetarët, Malltezi deklaroi se me vendimin për të arrestuar kryedemokratin Sali Berisha pa pasur asnjë provë dhe fakt, është shkelur hapur Kushtetuta

Edhe sekretari i përgjigthshm i PD,  Flamur Noka denoncoi vendimet polotike ndaj Sali Berishës,  duke theksuar se vendi po qeveriset në diktaturë.

Sipas Nokës, Edi Rama është i tmerruar nga zëri dhe denoncimet e liderit të opozitës. 

Noka theksoi se askush nuk do ta ndalë Berishën të drejtojë PD, ashtu siç ka shprehur vullnetin anëtarësia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco