‘Shqipëria në diktaturë’/ Noka: Rama u hakmorr ndaj Berishës në momentin që vendosi t'i bëjë opozitë

‘Shqipëria në diktaturë’/ Noka: Rama u hakmorr ndaj Berishës në momentin që vendosi t'i bëjë opozitë

17:54, 04/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur për mediat gjatë protestës së katërt që po ndodh në rrugën poshtë banesës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Noka theksoi se në Shqipëri pas 45 vitesh kthehen burgosjet politike dhe kjo është situata më e rëndë që mund të ndodhë në një kohë në një vend demokratik.

Sipas Nokës, sot kemi një diktaturë të mafies, një diktaturë ku ligji dhe kushtetuta përdhunohen çdo ditë, një diktaturë që asnjë rregull nuk respektohet por që vullneti i mafies në çdo sektor të shtetit orienton dhe bën politikën.

‘Sali Berisha sot është i vetmi i burgosur politik pa akuzë, pa fakt, pa provë, thjesht se është lideri i opozitës. Ky është mentaliteti i Edi Ramës i cili në konstruktin e tij psikik ka problemet e tij dhe kërkon ti implementojë këto në shoqëri. Edi Rama e ka tmerr opozitën, ai është mësuar me opozitë të blerë. Në momentin që Sali Berisha vendosi ti bëjë opozitë dhe i doli ballazi Edi Rama vendosi të hakmerret’, u shpreh Noka.

Noka: Një gjë është e qartë. Në Shqipëri pas 45 vitesh kthehen burgosjet politike dhe kjo është situata më e rëndë që mund të ndodhë në një kohë në një vend demokratik.

Me vendimet politike për të dënuar politikanët ka mbaruar demokracia. Në Shqipëri ka vetëm një gjë, ka regjim dhe diktaturë.

Demokratët dhe qytetarët e lirë të këtij vendi, nuk mund të pranojnë që pas 33 vitesh që kanë rrëzuar një diktaturë tu rikthehet një diktaturë më e keqe se sa ishte ajo.

Askush të mos ketë dyshime kur ne themi që në Shqipëri është rikthyer diktatura.

Sot kemi një diktaturë të mafies, një diktaturë ku ligji dhe kushtetuta përdhunohen çdo ditë, një diktaturë që asnjë rregull nuk respektohet por që vullneti i mafies në çdo sektor të shtetit orienton dhe bën politikën.

Sali Berisha sot është i vetmi i burgosur politik pa akuzë, pa fakt, pa provë, thjesht se është lideri i opozitës. Ky është mentaliteti i Edi Ramës i cili në konstruktin e tij psikik ka problemet e tij dhe kërkon ti implementojë këto në shoqëri. Edi Rama e ka tmerr opozitën, ai është mësuar me opozitë të blerë. Në momentin që Sali Berisha vendosi ti bëjë opozitë dhe i doli ballazi Edi Rama vendosi të hakmerret.

Kjo është një hakmarrje primitive e një njeriu me mentalitet obskurantist dhe i një diktature të mafies.

Është fjala është zëri është e vërteta e Sali Berishës që tmerron Edi Ramën dhe veglat e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco