Abilekaj: Nuk ka ndryshuar asgjë, veç është pranuar hapur se SPAK i shërben një personi

17:22, 04/01/2024
A+ Aa A-

Enton Abilekaj i ftuar në Edicionin e Pasdites, në Syri Tv, u shpreh se tashmë SPAK ka dalë hapur kundra fjalës së lirë dhe ka pranuar se është në shërbim të vetëm një personi.

Nuk ka ndryshuar asgjë, kështu ka qenë situate me fjalën e lirë, vetëm se pengimi i saj tashmë behet hapur, pra ajo qe ne thonim që nuk ka më të drejta opozita dhe që SPAK është vënë në shërbim të një qeverie ose të nje pushteti personal, kundër opozitës dhe çdo lirie fjale, kundër çdo shenje kundërshtimi.

Dhe u vërtetua dh u zbatua në datën 30. Por jo se nuk pritej, vetë data 30, vetë masa e arrestit ishte një kurth i ndertuar për dy muajsh ndaj kyretarit të opozitës.

Pra, u kërkua dhe u bë një masë antikushtetuese që të mos zbatohej per të shkuar tek një masë tjetër akoma më e ashpër, që ishte arrësti i shtëpisë, ose arresti me burg që kërkoi SPAK.

Kështu që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë, kjo ishte veçse një rrjedhë normale e një qeverisjeje që kontrollon gjithçka në këtë vend dhe që po instalon një regjim që në fund fare e ka shumë të vështirë që të ç’instalohet. 

Mendoj që vetë rrjedha logjike, ngushtimi i rrethit e sjell këtë të dalë hapur, ata nuk mund ta bënin fshehurazi që t'i mohonin lirinë  e fjalës së lirë opozitës por do e bënin hapur apo jo?

Ne nuk mund t’i themi fshehurazi gazetarit që nuk do publikojë lajme që nuk i ka qejf dikush në SPAK, por duhet ta thërrasim dhe t’i bëjmë bastisje shtëpie. 

Apo jo? Duhet të parlajmërojmë të gjithë mediat , që kështu do ju ndodh të gjithëve atyre që flasin.

Këto masa janë masa të pashmangshme në fazën që jemi sot, në fazën e mbylljes së gojës.

Kundër-reagimi është problem, ne shohim që kemi një kundër-reagim të zbehtë dhe në protesta dhe në reagimin publik që shohim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco