SYRI TV/ Kalaja kallëzon në SPAK Marsida Xhaferllarin: Ka shpërdoruar detyrën

14:12, 04/01/2024
A+ Aa A-

 

Juristja Adriana Kalaja ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Pas dorëzimit të padisë penale, Kalaja bëri me dije se Xhaferllari e cila është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, ka marrë pjesë në darkat festive të organizuara nga Lulzim Basha, si dhe shtoi se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese iu ka bërë presion gjyqtarëve të tjerë që të pranojnë kërkesën e Bashës për marrëveshjen e refugjatëve.  

SYRI TV

Juristja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, në të cilat duket qartë se ajo është pjesë e darkave festive të organizuara nga Lulzim Basha.  Kalaja u shpreh se Xhaferllari, e cila është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt duhet të shkarkohet pasi procesi i vettingut ka përcaktuar rregulla të qarta për bashkëjetesën.

Nga SPAK, pasi dorëzoi padinë penale, Kalaja denoncoi faktin se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari iu ka bërë presion gjyqtarëve të tjerë që të pranojnë kërkesën e Bashës për marrëveshjen e refugjatëve. 

Adriana Kalaja bëri me dijse se i ka dërguar kërkesë KPA-së  dhe Institucione te tjera kompetente që të nisin procedimin disiplinore ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco