'Shifrat e INSTAT'/ Manjani: Shqipëria pas disa vitesh do të jetë 'Albanistan'

'Shifrat e INSTAT'/ Manjani: Shqipëria pas disa vitesh do të jetë 'Albanistan'

13:49, 04/01/2024
A+ Aa A-

Ish- Ministri, Ylli Manjani ka reaguar pas shifrave alarmuese te publikuar nga INSTAT ku ne disa qarqe të vendit numri i të moshuarve është më i lartë se i të rinjve.

Manjani është shprehur se pas disa viteve ky vend do të quhet "Albanistan".

Shkrimi i plotë: 

"INSTAT ka përllogaritur se në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier,Gjirokastër, Korçë, Lezhë, ShkodërVlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve."

Shkëputur nga shkrimi me titull "Në 8 qarqe numri i të rinjve është më i ulët se i të moshuarve", revista Monitor.

Dmth Shqipëria sot është në Pension! Pyetja është se nga dalin lekët për pension?!

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 2030, kur të mbarojnë reformat e Rilindjes... Deri atëherë do kemo ndërruar edhe emrin. Do jemi Albanistan...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco