‘Shpërdorim detyre’/ Adriana Kalaja kallëzon në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferrllari

‘Shpërdorim detyre’/ Adriana Kalaja kallëzon në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferrllari

13:45, 04/01/2024
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferrllari.

Kalaja: Unë sot kam bërë kallëzimin e radhës dhe subjekt i këtij kallëzimi është zonja Marsida Xhaferllari, anëtarë e Gjykatës Kushteutese. Sipas provave që paraqes sot përpara SPAK, zonja Xhaferrllari ka kryer dy vepra penale referuar dispozitave ligjore. Veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprën penale te ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Referuar po këtyre provave, rezulton që zonja Xhaferrllari në konflikt të pastër interesi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për një çështje ku kërkues është edhe personi që bashkëjeton. Ligji i konfliktit të interesit e parandalon një gjë të tillë. Po kështu edhe procesi i vetingut ka parashikuar rregulla të qarta për persona të cilët bashkëjetojnë. Nga ana tjetër rezulton sipas këtyre provave se zonja Xhaferrllari ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që ato të votonin pro çështjes ku zonja xhaferrllari ishte relatore dhe kjo ka të bëjë me kerkesën e bërë nga grupi i deputetëve që janë në mbështetje të zotit Basha. Kërkesë e cila fatmirësisht u rrezua nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen Rama – Meloni. Por në këtë kuadër zonja Xhaferrllari përveçse ka qenë relatore e kësaj çeshtje, nga ana tjetër ka bërë edhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj kolegëve të saj me qëllim që edhe ky grupim të faktorizohet nëpërmjet pranimit të kërkesës.

Në këtë kuptim unë i kam kërkuar SPAKU-ut, nëpërmjet kallëzimit, të sekuestrojë të gjithë paisjet elektronike që disponon zonja Xhaferrllari, kamerat e Gjykatës Kushtetuese, ku do të evidentohet sipas informacioneve që kam nga administrata e kësaj Gjykate, se si zonja Xhaferrllari në shpërdorim të detyrës, shkon zyrë më zyrë duke i bërë një presion minimal këtyre gjyqtarëve që të votojnë pro kërkesës së zotit Basha dhe mbështetëseve te tij. Nga ana tjetër i kam kërkuar Komisionit të Pavarur të Apelimit të fillojë një hetim disiplinor, sepse jemi përpara faktit të një shkelje flagrante të ligjit, të konfliktit të pastër të interesit dhe këtë kërkesë ja kam bërë gjithashtu edhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesit, si dhe Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të cilës i kam kërkuar nisjen e një procedimi disiplinor. Po kështu e quaj me vend të deklaroj përpara qytetarëve që me ndjekin në këto momente se përveç rasteve që unë kam parashtruar në kallëzim, rasti me flagrant është ku një e pesta e deputetëve ka kërkuar interpretimin e nenit 73, pika 2 e kushtetutës. Ndërkohë që gjithë publiku është vënë në dijeni të deklaratës së bërë nga zoti Enkeled Alibeaj në Këshillin e mandateve dhe të rregullores. Ndërkohë që zotoi Alibeaj voton pro heqjes së imunitetit të zotit Berisha dhe bën një sulm frontal të paprecedent dhe të papranueshëm për pozicionin që ai ka patur dhe ka për momentin në Kuvendin e Shqipërisë. Nga ana tjetër kjo zonjë që bashkëjeton me deputetin Enkelejd Alibeaj voton kundra kësaj kërkese. Të paktën nga informacionet që unë kam. Dhe po kështu pa kaluar as dy ditë nga votimi që bën dhe pa kaluar as dy ditë nga çështja që guxon kjo zonjë të jetë edhe relatore, shkon dhe feston në festen që ka organizuar deputeti Lulzim Basha me grupimin e tij....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco