Av. Gjokutaj: Berishës iu ndalua komunikimi pikërisht kur opozita po përshkallëzonte qëndrimet! Avokati Genc Gjokutaj

Av. Gjokutaj: Berishës iu ndalua komunikimi pikërisht kur opozita po përshkallëzonte qëndrimet!

12:06, 04/01/2024
A+ Aa A-

Z. Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës, Sali Berisha në procesin e nisur nga SPAK, shpjegoi sot në SYRI TV se vetëm fakti që liderit të opozitës, në këtë moment kur opozita po i përshkallëzonte qëndrimet e saj në Kuvend dhe jashtë tij, nuk ka lidhje me procesin penal, por me me axhendën politike të ideatorëve dhe zbatuesve të procesit-farsë.

“Cenimi i së drejtës dhe lirisë themelore të shprehjes, këtë kemi ngritur edhe në ankim, - nënvizoi Gjokutaj, -  është disproporcionaliteti midis masave të vendosura nga SPAK-u dhe ndalimit të komunikimit. Së pari, z. Berisha është lideri i opozitës shqiptare, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe komunikimin e tij nuk mund ta ndalojë askush, madje as gjykata.

Le të shpjegojmë diçka. Këtu z. Berisha nuk del as të prishë provat, nuk del as të intimidojë dikë, dëshmitar apo ekspert. Z. Berisha është lider i opozitës, deputet i Kuvendit dhe për shkak të këtij pozicioni, pjesa politike e tij nuk i nënshtrohet vendimit të gjykatës. Statusi penal, gjykata mund të vendosë të mos komunikojë me dëshmitarë , është krejt e rregullt kjo, me ekspertë, pra me njerëz që kanë të bëjnë me ecurinë e procesit , me provat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe këtu qëndron dhe absurdi i ndryshimit të masës së sigurisë, sepse në dy muaj e ca, SPAK nuk ka ngritur...

Z. Berisha ka qenë me detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë shtetit; ai ka qenë përditë prezent në media dhe askush nga SPAK-u nuk ka pretenduar të thotë që z. Berisha ka dëmtuar prova apo ka intimiduar dëshmitarët. Pra, në fund të fundit, të ketë cenuar mbarëvajtjen e procesit  për të cilin bëhet fjalë dhe çuditërisht, pa rezultuar as dhe një provë e re, shkohet me një masë shtrënguese, e cila nuk ka sens dhe nuk ka kuptim, pasi z. Berisha ka qenë prezent.

Ne e kemi ezauruar që në seancën e Kuvendit, në Komisionin e Mandateve dhe të Imuniteteve ,në pyetjet që u kemi bërë prokurorëve në lidhje me një provë të re apo me një tentativë të z. Berisha për të ikur jashtë shtetit apo të jetë fshehur.

Ata nuk e kanë thirru asnjëherë z. Berisha që ta pyesin të paktën për të provuar faktin nëse z. Berisha do të shkonte për t’u pyetur në lidhje me themelin e çështjes.

Cenimi i të drejtave dhe lirive themelore , i komunikimit, ka një “background” të pastër politik dhe kjo është një shenjë që vërteton faktin se pikërisht ndërprerja e komunikimit të liderit të opozitës - në kushtet kur opozita po përshkallëzonte qëndrimet në Kuvend e më të tej dhe merret një masë e tillë - kjo masë nuk ka të bëjë me procesin penal, por  kjo masë ka të bëjë me axhendën politike të ideatorëve dhe zbatuesve të këtij procesi farsë, nënvizoi avokati”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Gjokutaj në videon e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco