Maliqi: Vendin e sundon krimi, bandat dhe droga, peshku është qelbur nga koka

Maliqi: Vendin e sundon krimi, bandat dhe droga, peshku është qelbur nga koka

11:50, 04/01/2024
A+ Aa A-

Lefter Maliqi ka reaguar për situatën e rëndë në të cilën ndodhet rendi në vendin tonë gjatë drejtimit nga qeverisja socialiste.

Maliqi është shprehur se ky është mandati i 3-të i Rilindjes; mandat krimi, pasigurie, trafiqesh, paniku, varfërie, shpopullimi dhe korrupsioni.

Postimi:

Vendin e sundon krimi, bandat dhe droga. Peshku është qelbur nga koka! Ky është mandati i 3-të i Rilindjes; mandat krimi, pasigurie, trafiqesh, paniku, varfërie, shpopullimi dhe korrupsioni.

Shteti i kapur nga “Mafia” ka rënë!

Vrasje, plagosje, grabitje, atentate, vënie gjobash, kontenierë me drogë, armëmbajtje pa leje, aksidente, vjedhje, përplasje bandash etj. Drejtesia e kapur, institucionet shtetërore të kapura, një pjesë e Opozitës e kapur, pushteti lokal 90% i kapur, vota e lirë nuk egziston, Demokracia, liria e Medias dhe fjalës së lirë në rrezik serioz, Lideri i Opozitës në ‘arrest shtëpie’, me urdhër të pastër politik, me telekomandë nga Surreli. Vendi drejtohet nga mafia, krimi, oligarkët e të korruptuarit.

Koha për mobilizim, angazhim, punë të madhe në Bazë e në çdo QV, Lagje, fshat e qytet. Koha për zgjim, reagim dhe protesta të fuqijëshme dhe mosbindje deri në rrëzimin e këtij regjimi, narkoshtetit dhe rivendosjen e votës së lirë, mbrojtjen e pluralizmit politik, ndalimin e shpopullimit dhe çuarjen e vendit në BE.

Fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco