Cameron: Do e ndihmojmë Kosovën për t’u njohur ndërkombëtarisht

Cameron: Do e ndihmojmë Kosovën për t’u njohur ndërkombëtarisht

10:17, 04/01/2024
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i ka siguruar mbështetje të madhe Kosovës. Në një konferencë bashkë me homologen Donika Gërvalla, ai ka theksuar se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon.

Cameron ka shtuar se e mbështet Kosovën “në të drejtën e saj për t’u njohur nga të tjerët”.

“Mbi të gjitha më e rëndësishme është që të ndërtohet një shtet ku të gjithë ndihen se kanë të ardhme të sigurt, të gjitha komunitetet”, ka theksuar ai, duke shtuar se Britania do të ndihmojë edhe në përpjekjet për njohje ndërkombëtare.

Cameron ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, gjë në të cilën shtoi se edhe Britania po investon.

“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për tu njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran... Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për t'u njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni”.

Kurse ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Rusie, që ajo e ka konsideruar si agresive. 

Në një konferencë për media të enjten në Prishtinë pas takimit me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Gërvalla ka thënë se ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova të jetë pjesë e Perëndimit.

“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco