VIDEO/ Berisha falenderon mbështetësit: Mirënjohjen më të thellë luftëtarëve të lirisë për solidaritetin e tyre

20:55, 03/01/2024
A+ Aa A-

‘Luftëtarët e lirisë’, i ka quajtur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qindra mbështetës të tij, të cilët dolën sërish sot, duke u solidarizuar me vendimin politik ndaj kryedemokratit.

Berisha u ka shprehur mirënjohjen më të thellë demokratëve, të cilët për të tretën ditë radhazi kanë protestuar poshtë banesës, në të cilën po vuan dënimin politik të ‘arrestit në shtëpi’, të urdhëruar nga Edi Rama.

Mirënjohjen më të thellë luftëtarëve të lirisë për solidaritetin e tyre’, shkruan Berisha në Facebook.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco