'Mafia dhe qeveria janë bërë një', Vasili: Masat ndaj Berishës, sulm ndaj opozitës

19:01, 03/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i cili ka folur për sulmin ndaj opozitës dhe liderit, Sali Berisha.

Vasili është shprehur se mafia ka rrëmbyer qeverisjen e vendit dhe skenari ndaj Berishës është një mesazh i qartë për popullin pasi dhe vetë drejtësia është bërë palë me korrupsionin.

Pluralizmi dhe demokracia po përballen me mafien që ka rrëmbyer qeverisjen e  vendit, të cilën e kanë kthyer në strehim të tyre, drejtësinë e këtij vendi e cila është vendosur në krah të tyre, për tu dhënë kohë, mundësi, mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.

Gjithcka që ndodh tani, skenari ndaj Berishës është për t’ju dhënë mesazhin që mafia është e fortë dhe po kërkon të mbajë frenat e qeverisjes së vendit.

Kjo është një gjë e pamundur, mafia kurrë ka pasur fitoret e saja të momentit por nuk qeveris dot një vend, pasi është një pakicë e papërfillshme, por në momentin që ne flasim e ka vënë Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm.

Nuk kemi përballje me një formacion politik, por po përballemi me një formacion mafioz i cili ka marrë politikën dhe e përdor atë duke komanduar çdo zyrë shteti.

Për herë të parë ne kemi një lider në arrest shpie, pa akuzë, ndërkohë dhe për çështjen që ngre pretendimet SPAK, burimi dhe shkaku është përjashtë, ai është Edi Rama.

Akuzohet Berisha për klubin Partizani, ndërkohë, që ndryshimin e destinacionit e ka kryer Edi Rama, i cili është jashtë.

Edi Rama është nën akuzë për  një seri gjerash, për portin e Durrësit, koncesionet, është ai që ka hedhur firmat te inceneratorët, si do justifikohet drejtësia për këtë, kush do besojë më të drejtësia?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco