Argita Malltezi i bashkohet protestës së demokratëve kundër arrestimit politik të liderit të opozitës

Argita Malltezi i bashkohet protestës së demokratëve kundër arrestimit politik të liderit të opozitës

18:55, 03/01/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, vajza e liderit të PD, Sali Berisha, është bashkuar me protestuesit poshtë banesës së Berishës në mbështetje të këtij të fundit.

Ashtu si në çdo protestë anti regjim, Argita Malltezi bashkohet me demokratët në mbështetje të kauzave për liri dhe demokraci.

Edhe mbrëmjen e sotme Malltezi ka takuar demokratët dhe ka qëndruar me ta gjatë gjithë protestës.

Berisha i cili është nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ mbajti një fjalim nga ballkoni i shtëpisë ku tha se do të vijojë komunikimin me demokratët. Ai hodhi sërish akuza mbi Edi Ramën për kapjen e gjyqësorit në vend dhe për afera të shumta korruptive.

Si Berisha dhe qytetarët shprehen të bindur për vijimin e kauzës deri në mosbindje civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco