Alex Soros kryen 8 vizita në Shtëpinë e Bardhë në disa muaj/ Mediat ironizojnë: Praktikisht jeton te Biden

Alex Soros kryen 8 vizita në Shtëpinë e Bardhë në disa muaj/ Mediat ironizojnë: Praktikisht jeton te Biden

18:51, 03/01/2024
A+ Aa A-

Mediat amerikane raportojnë se Alex Soros ka kryer të paktën 8 vizita në Shtëpinë e Bardhë duke nisur nga shkurti deri në shtator të vitit të kaluar.

38-vjeçari ka marrë përsipër perandorinë e babait të tij, donatorit të majtë, George Soros.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Alex Soros dhe babai i tij janë donatorë të mëdhenj të demokratëve dhe 38-vjeçari ka kryer një seri takimesh në zyrtarët më të lartë të të majtës amerikane.

Tom Fitton nga ‘Judicial Watch’, që ka publikuar të dhënat, tha se shumë pak njerëz kanë mundësinë që të vizitojnë kaq shpesh Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për politikat.

“Kjo e bën atë një të brendshëm të Shtëpisë së bardhë. Është në interesin publik të dijë se çfarë ka biseduar Alex Soros në Shtëpinë e Bardhë të Biden”, tha ai.

Portali konservator Off The Press, shkruan se ky numër i madh vizitash tregon se praktikisht, Alex Soros jeton në Shtëpinë e Bardhë.

Por kjo është shqetësuese sepse ai kontrollon një perandori të parave të parave të errëta dhe të ndikimit politik, me fuqi prej miliarda dollarësh.

Kujtojmë se Alex Soros është shumë i afërt me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Soros është akuzuar shpesh nga opozita dhe lideri i saj, Sali Berisha se ka gisht në të gjitha zhvillimet antidemokratike në vend, që nga manipulimet zgjedhore e deri te arrestimi i kreut demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco