Murrizi: Koha kur ambasadorët gëzoheshin te lokali i ‘peshkaqenit’ që hante kumbulla e dardhë pas kurrizit të Ramës

Murrizi: Koha kur ambasadorët gëzoheshin te lokali i ‘peshkaqenit’ që hante kumbulla e dardhë pas kurrizit të Ramës

17:20, 03/01/2024
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një foto të publikuar në media ku dallohen ish-Ambasadorja e ShBA-së, Juri Kim dhe ai i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, të cilët kanë pozuar me shefin e kuzhinës së restorantit ‘Gzona’ brenda kalasë së Tiranës.

Sipas Murrizit, ‘ishte koha kur ambasadorët pozonin të qeshur nga gëzimi me shefin e kuzhinës, se mendonin që po ‘luftonin’ peshqit e mëdhenj por që sipas përgjimeve të SPAK-ut, pronari i lokalit ku gëzoheshin ambasadorët me emrin GZONA, qënka pronë e një ‘peshkaqeni’ qeveritar i Ramës shumë të gëzuar, ngaqe prej 10 vitesh hante kumbulla, dardha, mollë dhe fiq pas kurrizit të tij’.

Postimi i plotë:

Koha kur Ambasadoret gezoheshin tek lokal GZONA brenda kalas ne pedonalen e Tiranes dhe pozonin te qeshur nga gezimi me shefin e guzhines, se mendonin qe po “ luftonin” peshqit e medhenj por qe sipas pergjimeve te SPAKUT pronari i lokalit ku gezoheshin Ambasadoret me emrin GZONA, qenka prone e nje “ peshkaqeni” qeveritar i Rames shume te gezuar, ngaqe prej 10 vitesh hante kumbulla, dardha, molle dhe fiq pas kurrizit te Rames, por siç duket Rama ka qene me covid dhe nuk ka nuhatur asnje arome frutash, e nuj ka degjuar as zhurmen e nofullave gjate përtypjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco