Më 6 janar Ahmetaj largohet nga Parlamenti. Kujt do t'ia japë Rama mandatin e ish-zëvendësit të tij

Më 6 janar Ahmetaj largohet nga Parlamenti. Kujt do t'ia japë Rama mandatin e ish-zëvendësit të tij

14:49, 03/01/2024
A+ Aa A-

Pasi e shpalli armik, Edi Rama, do të çojë në KQZ mandatin e ish bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Arben Ahmetaj, për t'i marrë mandatin e deputetit dhe për t'ia kaluar atë Dallëndyshe Bicit ose Plarent Ndrecës.

Seanca e 6 Korrikut ishte e fundit kur Ahmetaj ka shkelur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 Janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij. Arsyeja e përfundimit të mandatit gjendet tek Neni 71 i Kushtetutës, ku në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin. Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore. Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën. Në rast se Bici do të refuzojë marrjen e mandatit, sikundër përflitet, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco