E(i)diokraci nën fishekzjarre

E(i)diokraci nën fishekzjarre

19:01, 01/01/2024
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi/

Shqiptarët janë komb festiv, pavarësisht kalvareve që kanë kaluar e kalojnë.

E kanë gjetur gjithnjë gëzimin sado thellë të zhytej e zhytet ai.

Dhe mbrëmë ai ngjau dhe u shndërrua në ndriçime fishekzjarresh.

Madje mos të themi që u nxit pak, sepse dikush e ca-kush i donin me çdo kusht zhurmën e zjarret me ngjyra.

Kontrabanda e fishekzjarreve lulëzoi e pashqetësuar që oreksi i lyrosur i ediokracisë të ngazëllehej nën ritualin e lëpirjes së gishtave në fund të orgjisë.

Ediokracia pas kanibalizmit politik ndaj pluralizmit e demokracisë, kërkonte festë.

Ediokracia kërkoi të shpërndajë iluzionin e lumturisë me fanfara e piskama ekzaltimesh.

Ediokracia kërkoi të përkëdhelte barkun e panginjur nga babëzia e pushtetit.

Dhe njerëzit e thjeshtë me atë forcën për të kapur gëzimin në errësirë, e ndoqën.

E ndoqën jo se nuk e dinë se ediokracia është humbja e gëzimit të lirisë së jetës.

Por sepse me gëzimin e tyre shprehin besimin për një ditë të re, dritë të re, besim te ri!

Besim për ta përmbysur ediokracinë e berë gungë në shpinën e lodhur të këtij vendi me dëshirë të pashoqe festive.

Ediokracia nuk mund të maskohet me fishekzjarre dhe drejtësi fishekësh!

GËZUAR SHQIPËRI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco