Berisha: Arritje e merituar, lajm i keq për Serbinë dhe argatin e tyre Rama

Berisha: Arritje e merituar, lajm i keq për Serbinë dhe argatin e tyre Rama

16:53, 01/01/2024
A+ Aa A-
Kreu demokrat Sali Berisha ka përshendetur hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën, të cilën e quan një arritje të madhe dhe të merituar.
Berisha e konsideron arritjen një goditje të madhe për 'puthadorin' e madhe të Vuçiç, Edi Rama.
 
Postimi i plotë:
 
Një arritje për t’u përshëndetur
 
Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.
 
Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.
Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE. 
 
Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova! #sb
 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco