1 person - 2 shkresa të ndryshme, para dhe pas shkuljes së veshit

1 person - 2 shkresa të ndryshme, para dhe pas shkuljes së veshit

21:17, 28/12/2023
A+ Aa A-

Më poshtë po ju sjellim dy dokumenta që vërtetojnë tërrorin nën të cilin punon administrata e drejtësisë në Shqipëri dhe përgjigjja e titullarëve të institucioneve para dhe pas tërheqjes së veshit nga shefat e tyre në institucion apo më keq akoma shefit të tyre politik, Edi Ramës.  Më konkretisht bëhet fjalë për administratën e  Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Rudin Baqli.

Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj i kanë drejtuar një kërkesë për informacion KLGJ-së në lidhje me shkarkimin e  Gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, nga Sali Berisha në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996.

Në përgjigje të kësaj kërkese për informacion të përcjellë nga Sokol Mëngjesi, KLGJ kthen përgjigje më datë 01.12.2023 ku shprehet se gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga KLD më datë 08.02.1996 për paaftësi në kryerjen e detyrës.

Dhe në një pikë të dytë thonë se ajo më 23.08.1996 është riemëruar po nga KLD gjyqtare në Mallakastër.

Image

KLGJ pranon me vulë dhe firmë të Sekretari të Përgjithshëm të këtij institucioi se pretendimi i avokatëve të Berishës, se Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra nga ky i fundit, është i drejtë, dhe për këtë fakt ajo nuk mund të jetë në trupën gjyqësore që do të gjykojë çështjen pasi ka konflikt të pastër interesi.

Përgjigja e KLGJ në këtë rast është korrekte dhe shteruese. Por pika dy e përgjigjes, rikthimi i saj në detyrë po atë vit, nuk shoqërohet me dokument dhe firmë të kryetarit të KLD siç shoqërohet shkarkimi i saj.

Image

Image

 

Është e pamundur që një gjyqtare të shkarkohet për paaftësi dhe të riemërohet sërish brenda 6 muajsh, dhe për këtë riemërim të saj nuk paraqitet asnjë dokument.

Kjo ngre dyshimin se Gjoka nuk është rikthyer në detyrë pasi nuk ka një vendim me firme e me vulë siç është vendimi i shkarkimit. Pasi arsye tjetër përse të mbahet i fshehtë ky dokument nuk ka.

Këtë gjë KLGJ me urdhër të Edi Ramës e mban të fshehtë duke thënë se nuk i kemi ato dokumenta pasi mbledhjet e KLD bëheshin në presidencë në atë kohë.

Kjo arsyeton edhe përgjigjën që Sekretari i Përgjithshëm i KLGJ-së, në një kërkesë të dytë të avokatëve të Berishës për t’i pajisur ata me dokumentacionin e nevojshëm të mbledhjes së KLD-së për shkarkimin dhe emërimin e gjyqtares Gjoka, i përgjigjet se ne nuk i kemi pasi mbledhjet zhvilloheshin në institucion tjetër.

Kjo përgjigje vjen më datë 21.12.2023 ku thuhet, “Në lidhje me periudhën për të cilën kërkoni informacion, organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte i ndryshëm nga KLD e krijuar me Kushtetutën e vitit 1998 dhe ligjin nr.8811, 17.05.2001. Organizimi i mbledhjeve plenare në ato vite, zhvillohej në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë apo edhe në Ministrinë e Drejtësisë, institucione këto të cilat përgatisnin dokumentacionin që shqyrtohej në të, për rrjedhojë dhe vendimet përkatëse.”

Image

Kjo përgjigjë ngre dyshimin se Sekretarit të KLGJ i është tërheq veshi dhe i është kërkuar mos të japë informacionin e kërkuar.

Vendimi i shkarkimi të Gjokës nga Sali Berisha, siç e kemi parë dhe është publikuar për herë të parë nga Syri.net,  është me firmë dhe me vulë, ndërsa vendimi i rikthimit të Gjokës në detyrë nuk publikohet. Pse?

Dyshimet janë se Gjoka mund të mos jetë rikthyer në detyrë po atë vit, por dy vite më vonë, në vitin 1998.

 Këtë gjë drejtësia me urdhër të Edi Ramës e mban të fshehtë dhe shantazhon Irena Gjokën për ta përdorur si kamikaze, pasi nëse publikohen dokumentat, Gjoka së pari duhet të jepte dorëheqje për konfliktin e interesit, gjë të cilën nuk e ka deklaruar as në vetting, dhe për një mosdeklarim të tillë kolegët e Gjokës janë larguar nga sistemi i drejtësisë, ndërsa ajo vijon punën nën mbrojtjen dhe garancinë e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco