Rudina Palloin do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e Irena Gjokës

Rudina Palloin do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e Irena Gjokës

21:15, 26/12/2023
A+ Aa A-

Shorti ka caktuar që gjyqtarja, Rudina Palloin do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

 Vendimi pritet të komunikohet para nisjes ose gjatë seancës e caktuar të mbahet nesër në orën 11:00.

Kujtojmë se kjo e fundit është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, kur ai si president drejtonte edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Por edhe pse në konflikt të hapur interesi, Irena Gjoka nuk pranoi herën e parë që të jepte dorëheqjen. Ajo po ashtu nuk ka pranuar asnjëherë të komentojë faktin se pse ka pranuar të shqyrtojë këtë dosje, kur është shkarkuar nga Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco