Leka: Zgjedhjet në Serbi u manipuluan! 40 mijë votues u sollën nga Dodik! Vuçiç mund të hapi konflikt në Kosovë

20:08, 26/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti për çështjet e sigurisë, Nuredin Ibishi Leka ka folur për  protestat në Serbi dhe drithijet e një skenari destabilizues në Ballkan.

Sipas ekspertit, zgjedhjet në Serbi u manipuluan dhe u konstatuan si nga OSBE por edhe nga organe të tjera ndërkombëtare që i mbikqyrën, ku vetëm Dodik solli mbi 40 mijë votues.

Leka theksoi se qëllimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç është që të krijoi një konflikt në Kosovë nëse situata e tij politike bëhet e paqëndrushme.

Leka: Zgjedhjet ishin të manipuluara dhe ato u konstatuan edhe nga OSBE dhe nga organet e tjera ndërkombëtare që i mbikqyrën dhe kjo tregoi të gjithë atë që ndodhi.

Gjithë kjo tregon se 40 mijë janë sjellë nga Dodik që ka votuar dhe opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Opozita kërkon përsëritjen në Beograd dhe në zona të tjera.

Qëllimi i Vuçiç është që duke i krijuar një situatë të paqëndrueshme për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, të hapi një mundësi konflikti në Kosovë.

Kjo është më e rrezikshme, e patë dhe vetë sjelljen e tij me pranimin e targave që ishte e papritur dhe kjo do të jetë një kushtëzim shumë i madh dhe për Kosovën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco