Hoxhaj publikon dokumentin: Mërtiri, defakto dhe dejuro pronari i inceneratorit të Tiranës

Hoxhaj publikon dokumentin: Mërtiri, defakto dhe dejuro pronari i inceneratorit të Tiranës

19:30, 26/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Juljan Hoxhaj i ftuar në Task Force me Sonila Meçon nxjerrë një dokument ku vërtetohet se Mirel Mërtiri është pronari i Inceneratorit të Tiranës. Ai ka deklaruar se drejtori i kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës Michael Drujts i ka kërkuar konfirmimMirel Mërtirit për të emëruar Hermasan Vermulen në krye të kompanisë Intergratet Energy.

“Ne disponojmë një tjetër dokument që  konfirmon atë që publikoi sot Belindi së bashku me kryetarin e partisë demokratike Sali Berisha dhe është një dokument që vjen një 1 ditë fill pas këtij e-maili ku Druijts kërkon konfirmin nga Mirel Mërtiri. Një ditë pasi z Druijts i ka çuar Mirel Mërtirit kërkesën ku i këtkonte që të aprovonte pikërisht emërimin e zotit Vermule në krye të kompanisë Intergrated Energy BV, një ditë më pas është bërë mbledhja e ortakëve dhe është emëruar zoti Vermulen në këtë pozicion dhe është pranuar shkarkimi i Arjola Kodrës dhe Xhuzepe Safaliones. Kjo tregon që zoti Mërtiri është pronari, jo vetëm defakto por dhe dejuro, i kësaj sipërmarrjeje kaq të madhe financiare që po gërryen buxhetin e bashkisë së Tiranës”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco