Të ekzekutohet opozita, të vjedhin Ramëvelinjtë

Të ekzekutohet opozita, të vjedhin Ramëvelinjtë

19:25, 26/12/2023
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Absurdi do të trullosej, nëse do të ushqehej me ngjarjet shqyese të drejtësisë në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese nuk njeh deputetët 1/5 e Kuvendit, detyrim Kushtetues në çdo rast të mëparshëm, sepse kërkojnë një vendimmarrje për Berishën.

Gjykata e Lartë me plot gjasë do shprehet për vazhdimin e teatrit të pengmarrjes së vulës së Partisë Demokratike, për të mos njohur votën e 44. 000 anëtarëve njohës të Berishës si kryetar të saj.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm me kërkesë të Prokurorisë, do të vendosin arrestin e Berishës dhe ndalimin e komunikimit. Lirisë së shprehjes. Njëherësh arrestimin e fjalës.

PD duhet varur dhe opozita duhet ekzekutuar. Ajo po denoncon aferën një miliardë euro duke sfiduar Prokurorinë e Posaçme, në zvarritjen e saj, pafuqinë dhe pavarësinë e munguar për të marrë të pandehur Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Të dy janë firmëtarë dhe natyrisht paraja nuk është gjurmuar nga SPAK. Sepse pas tyre janë një Kryeministër dhe një Kryebashkiak.

Në Ofshorë ka para inceneratorësh.?! Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, mund të kërkojnë një dorë ndihmë nga USA, sepse ata e dinë germë për germë kush janë përfituesit e qindra milionë eurove të plaçkitura. Madje ua kanë thënë disave.

Ende nuk ka Akuzë zyrtare ndaj Berishës, kur për pak ditë hetimi hyn në vitin e katërt. Provat akuza nuk i ka askund edhe pas 1000 ditësh hetime.

Këto vendime po i marrin telefonat sky dhe encrochat. Aty janë Mafiozë e pushtetarë bashkë. Ndajnë telefonat ndajnë zyrat, vendimmarrjet, ekonominë, paratë, investimet.

Janë gati të vrasin Berishën dhe opozitën të mos denoncohen. Charle është padia e rradhës dhe ende SPAK nuk ka shkuar në hetime. Dyshimet janë therëse për Ramën. Tronditëse. Ambasadat e dinë. Heshtja e tyre është kësti i fundit. Është akuzë sikur thonë varja Shqipërisë.

Diktaturën ne e lamë të ndodhte njëherë në 45..

Berisha dhe deputetët opozitarë në aksion, janë rezistenca e fundit për të mos zyrtarizuar diktaturën.

Jemi të gjithë në rradhë për tu vrarë nga padrejtësia e gatuar zyrave politike të drejtësisë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco