VIDEO/ Shehaj: Rama nuk është aspak i fortë. SPAK të jetë kaq i shpejtë edhe kur të shohë dosjen e Karlo

18:53, 26/12/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur edhe për një dosje të re që do të dorëzohet në SPAK në lidhje me vjedhjen e tokës në mes të Tiranës nga Karlo Bollino me firmë të Edi Ramës.

Shehaj u shpreh, se Rama nuk është aspak i qetë, sepse lojën  e shahut këtë herë po e fiton Berisha.

‘Rama nuk është aspak i fortë dhe i qetë. Politika është një lojë shahu, dhe Berisha po luan shumë bukur shahun, duke mos i dhënë Ramës të vetmen kartë që ka kundër Berishës, në sytë e ndërkombëtarëve që Berisha është ky njeri u dhunshëm.

E gjitha duket se është një lojë nervash, të cilën mesa duket po e fiton Berisha dhe po e humbet Rama.

Rama nuk është aspak i qetë.

Unë shpresoj shumë që SPAK kur të shohë dosjen e Karlo Bollinos të jetë kaq i shpejtë aq sa ishte me Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për të ngritur akuza.

Kësaj radhe SPAK do të ju shkojë gati hetimi penal, që të mos lodhen fare, por shpresoj shumë të ngrenë këto kërkesat për arrestim ministrash apo personave që kanë firmosur të ministrave apo edhe personave që kanë firmosur, përfshirë edhe Karlo Bollinon, që kësaj here është fshehur pas një femre, që nuk po ja them emrin.

Këta janë njerëz që kanë firmosur letra dhe paçavure të një turpi, që për mua që kam punuar në administratë, këtë lloj hajnie nuk e kam parë ndonjëherë, me sytë e mi.

As në 1997 shteti nuk ka qenë i rrëzuar  si në këtë formë.

Mesa kam parë z. Berisha nuk është nga ata që tërhiqet dhe bën pazarin, por vazhdon kauzën. Kështu vazhdon kauza e inceneratorëve, Bollino dhe ca kauza të tjera që në media nuk përmenden shumë’, shpreh Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco