‘SPAK fshehu dokumentat’/ Këlliçi: Sali Berisha do arrestohet për një firmë që ka hedhur Edi Rama

18:31, 26/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për kërkesën e SPAK në gjykatë për t’i mohuar lirinë e shprehjes kryedemokratit Sali Berisha.

Këlliçi ka theksuar se SPAK ka fshehur qëllimisht dokumentar që vërtetojnë se kryedemokrati Sali Berisha po arrestohet për një firmë që ka hedhur Edi Rama, për të ndryshuar destinacionin nga sportiv në truall ndërtimi.

Këlliçi: Zoti Berisha nesër arrestohet, izolohet me arrest shtëpie, për një firmë që ka hedhur Edi Rama kur ka qënë kryetar bashkie. Këto dokumenta në dosjen e SPAK nuk janë se këto nuk i shohin prokurorët e SPAK por duhej i gjithë gjyqi publik që zoti Berisha i bëri Edi Ramës që qytetarët të mësonin të vërtetën.

Kjo betejë është e fituar pasi qyetetarët e kanë parë me zë dhe figurë me dokumenta, se si personi i vetëm që ka shkelur ligjin, që ka ndruar destinacionin nga sportiv në truall ndërtimi ka një emër dhe është Edi Rama dhe ky është dokumenti me firmën e Edi Ramës për të cilën nesër do të arrestohet Sali Berisha.

Po të mos ishte ky gjyq publik që ka bërë zoti Berisha, fuqia e fjalës së tij, konferencat e shtypit, bërja publike e dokumentave që janë fshehur qëllimisht nga SPAK, qytetarët nuk do ta dinin të vërtetën, do dinin vetëm atë llogarinë e thjeshtë që ka nxjerrë Taulant Balla në fillim dhe më pas mediat e majta, që Jamarbër Malltezi mori 100 metra katrorë dhe ato i bëri 5.4 milionë euro dhe kjo ka qënë e gjithë historia tragji-komike që Taulant Balla ka ngritur i pari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco