Kufizimi i lirisë së shprehjes/ Avokati Nuri: Kërkesa e SPAK ekstreme dhe e kundraligjshme

Kufizimi i lirisë së shprehjes/ Avokati Nuri: Kërkesa e SPAK ekstreme dhe e kundraligjshme

18:05, 26/12/2023
A+ Aa A-

SPAK kërkoi masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore dhe kufizim të lirisë së shprehjes për liderin e opozitës Sali Berisha gjatë seancës së sotme në GJKKO.

Avokati, Franc Nuri, tha në një intervistë për Euroneës Albania se masa e SPAK ndaj Berishës, në një kohë që ky i fundit nuk rrezikon as të prishë prova dhe as të largohet jashtë vendit është i jashtëligjshëm dhe absurd.

 “Është një masë e rëndë që është kërkuar nga SPAK për gjykatën. Në lidhje me arrestin në shtëpi, është një nga masat më të rënda se parashikohet që të rrijë polic te dera që ka një listë të familjarëve. Ajo që nuk dihej është që të kërkohet ndalimi total i komunikimit. Të dyja këto masa janë ekstreme dhe janë të jashtëligjshme në rastin konkret, se këto masa janë të parashikuara vetëm për persona me rekorde kriminale. Berisha është mbi 70 vjeç, nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore, as rrezik për të prishur provat,  është e ekzagjeruar. Për çfarë kërkohet arresti në shtëpi për një person 79 vjeç dhe kërkohet edhe roje”, tha avokati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco