Burimi: Berisha është i pafajshëm, do vazhdojë të mbetet lider

Burimi: Berisha është i pafajshëm, do vazhdojë të mbetet lider

17:30, 26/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi është shprehur se Berisha është i pafajshëm dhe se ai do të vazhdojë luftën e tij politike, duke përdorur mjetet digjitale sipas tij.

Edhe pse në arrest shtëpiak, Burimi u shpreh se Berisha do të vijojë të mbetet kreu i mbështetësve të tij.

"Askush nuk është fajtor pa një vendim të formës së prerë. Berisha është ende i pafajshëm dhe do të vazhdojë luftën politike pa një vendim të formës së prerë. Një vendim të tillë e shoh me Trump-in në SHBA. Mjetet Berisha i ka, Facebook e ka.

 

Ngërçi është se kush mund të jetë mëkëmbësi i Berishës në terren, mund të jetë Noka, Bardhi apo Këlliçi ndoshta. Por ai mbetet kreu. Në kushte të tilla, kur liderët janë në procese gjyqësore galvanizohet më tepër elektorati përreth tyre", u shpreh Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco