VIDEO/ Protestat në Beograd, Pollo: Opozita pretendon se u është vjedhur fitorja, ndërkombëtarët po i mbështesin

VIDEO/ Protestat në Beograd, Pollo: Opozita pretendon se u është vjedhur fitorja, ndërkombëtarët po i mbështesin

17:25, 26/12/2023
A+ Aa A-

 

Politikani dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me protestat që po bëhen në Beograd nga opozita e cila kërkon fitoren në Beograd.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Pollo u shpreh se opozita në Shqipëri ka më shumë vota se ajo serbe, por ajo që ndryshon është mënyra e reagimit.

‘Ngjashmëria është e qartë, po të krahasosh raportin e ODIHR për zgjedhjet në Serbi mbi zgjedhjet e pushtetit vendor që u mbajtën në mes të vitit në Shqipëri, apo ato që u mbajtën para dy vitesh.

Ajo që ndryshon është se në Serbi opozita po proteston dhe si pasojë e disa rrethanave të ngritura ka një zë të ngritur nga komuniteti ndërkombëtar edhe pse përpara nuk ka qenë rasti.

Opozita në Serbi ka marrë ¼ e votave dhe partia e Vuçiçit mori gati gjysmën, ndërsa të tjerat janë aleatë të Vuçiçit. Vetëm në Beograd opozita ka marrë vota aq sa partia e Vuçiçit.

Ndërkohë që rezultatet në Shqipëri kanë një panoramë tjetër numerike. Si në zgjedhjet parlamentare dhe në zgjedhjet vendore, opozita me numra nuk është shumë larg me mazhorancën, është një bllok shumë i fuqishëm, nuk është aspak 25% ku është opozita serbe.

Ajo që ndryshon është mënyra e reagimit. Opozita në Beograd po proteston fuqishëm sepse besoj se i është vjedhur fitorja, dhe ka një jehonë ndërkombëtare që deri diku e favorizon atë.

Edhe demokratët shqiptarë, jo veç në kuptimin e PD-së, por kushdo që e ka përzemër demokracinë në Shqipëri ka një mësim për të marrë me atë që po ndodh sot në Beograd’, tha Genc Pollo në intervistën e tij në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco