VIDEO/ Nesho: Vuçiç është rrezik konflikti në rajon, Rusia e mbështet hapur

19:09, 25/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar situatën politike në Serbi, ishte diplomati Agim Nesho.

Nesho është shprehur se Vuçiç ka deklaruar qartë se do të vazhdojë të jetë një satelit rus në Ballkan dhe se ekziston një rrezik për krijimin e një vatre konflikti në rajon

"Unë shpresoj që qëndrimi i SHBA-së t'i bashkohet dhe vendeve evropiane dhe kanë një inerci të madhe në lidhje me ndryshimin e  qëndrimeve të tyre dhe në lidhje me Serbinë kanë si prioritet që të anëtarësohet në BE. Vendet autokratike janë rrezik i krijimit të vatrave të konflikteve në qendër të europës.

Më bëri përshtypje biseda që bëri Vuçiç me ambasadorin rus në Beograd dhe falënderimi ndaj autoriteteve ruse sa i përket paralajmërimit se autoritetet perëndimore po tentojnë destabilizimin e situatës në Serbi. Dhe ajo ka thënë se nuk do të lejohet kthimi i Serbisë si sheshi Maidan.

Vuçiç, pavarësisht se Perëndimi kërkon të jetë pjesë e Europës, por ai po qëndron në duart e Rusisë, së dyti ku edhe Rama ka bashkëpunuar ngushtë me të liderin serb dhe ato sa herë u preken interesat, janë të gatshëm të largohen nga Perëndimi."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco