Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Berisha: S'jemi republika e të huajve! Jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën, njerëzit e lirisë!

Berisha: S'jemi republika e të huajve! Jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën, njerëzit e lirisë!

11:24, 23/12/2023
A+ Aa A-

Vazhdimi i fjalës së Kryetarit të PD, Sali Berisha, në takimin me Lidhjen Demokratike të Gruas, zhvilluar sot më 23 dhjetor 2024, në selinë e PD, në moton "Gruaja në aksion për Shqipërinë - O sot, o kurrë".

Berisha: Çfarë na duhet ne kjo analizë? E para, trashëgimia na duhet se është frymëzim dhe do mbetet frymëzim përjetë. E dyta, na duhet se si njerëz të qytetëruar, njeriu i qytetëruar njeh përgjegjësitë për atë që ka ndodhur dhe atë që do ndodhë. Pra, na duhet për të nxjerrë përgjegjësitë tona dhe për të marrë vendime të drejta, për t’u shndërruar në luftëtarë të vërtetë lirie, në luftëtarë të fuqishëm të të vërtetës.

Sot, ne jemi në një situatë të vështirë.

Ku qëndron potenciali dhe fuqia jonë? Unë e di se ka shumë demokratë që mendojnë, po ja të huajt, ja të huajt. Ne nuk jemi republika e të huajve, ne jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën njerëzit e lirisë.

Në vitin 1990, absolutisht ne kishim ato ditë vetëm veten tonë. Kjo është e vërteta.

Pse po e them këtë? Po e them këtë se është naive, është e pafalshme të pretendosh për mbështetje kur nuk ke zë.

Edhe Bibla, edhe Kurani e thotë, Zoti e ka thënë, ndihmo veten që të të ndihmoj.

A është e vërtetë që nuk kemi mbështetje? Absolutisht nuk është e vërtetë. Sepse sapo filluam të ndihmojmë veten, zëri ynë ushtoi në gjithë botën.

Mos e identifikoni botën e lirë me një diplomat, me një ministër. Asnjëherë. Është krejt tjetër, është një univers lirie.

Por askush nuk duhet të presë se do vijë dikush të votojë për ne, do vijë dikush të luftojë me bandat për ne, se do vijë dikush të marrë pjesë në demonstrata.
Albana ishte në një seri takimesh. Cili ishte mesazhi? Ne rolin e opozitës nuk mund ta bëjmë.

Ama një mosbindje civile dymujore e deputetëve në parlament, çoi peshë mediat e botës. Mediat janë një pushtet moral shumë i rëndësishëm. E vërteta është se jo vetëm mediat, por edhe një seri institucionesh të rëndësishme. Dhe BE i mbylli derën, nuk ka negociata i tha.

U ndala në këtë pikë, sepse ky diskutim nuk shërben, përkundrazi është largim nga e vërteta. Ne nuk kemi armë tjetër përveç të vërtetës.

Ju jeni dëshmitarë, çdo ditë e ndjeni se çfarë frike ka mbjellë Edi Rama. 

Dikush duhet ta vrasë frikën. Po nuk vramë frikën, po nuk nxorëm shqiptarët nga mbretëria e frikës ku janë zhytur, diktaturat këtë kanë, diktaturat kanë armën më të fuqishme frikën.

Së dyti, do dëgjoni rëndom, e mo ça diktature është kjo? Jo mo jo, diktaturë është kjo. Sepse diktaturat komuniste, përveç Koresë së Veriut, nuk ekzistojnë. Edhe atje ka filluar të modifikohet. Kurse diktaturat me ekonomi tregu janë shumica e diktaturave që janë sot në botë. Shqipëria rreshtohet sot me to."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco