Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, thelbësore për rrugën integruese

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, thelbësore për rrugën integruese

21:40, 22/12/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Takimi vjen në një kohë kur SPAK është në revansh paligjshmërishë të njëpasnjëshme, si me sulmet e orkestruara politike ndaj opozitës së vendit, po ashtu edhe me selektivitetin e hetimit të dosjeve korruptive të mega-aferave të qeverisë Rama.

Rasti i i dosjes së inceneratorëve dhe konçensioni i sterilizimit janë ndër më flagrantet, ku SPAK amniston hapur Edi Ramën, Erion Veliajn apo Ilir Beqajn.

Opozita shqiptare ka denoncuar me prova dhe fakte paligjshmëritë, manipulimin dhe fshehjen e dokume, shkeljen e Kushtetutës dhe selektivitetin e hetimit të SPAK për inceneratorët, por çuditërisht Ganzato apo kolegë të tij nuk i shohin.

Njoftimi i takimit 

“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas,” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco