Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

SYRI TV/ SPAK nuk fillon procedim për Lindita Nikollën, Gazment Bardhi e kallëzoi për shpërdorim detyre

19:21, 22/12/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme vendosi të mos fillojë procedimin penal për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e kallëzuar për shpërdorim detyre. Futja e Gardës me armë në Kuvend, kundër reagimit të deputetëve që kërkonin ngritjen e komisioneve hetimore, u kallëzua nga Gazment Bardhi në SPAK. Vendimi i SPAK për mosfillim procedimi, u ankimua nga Bardhi në GJKKO, por kjo e fundit pranoi vendimin e SPAK. Ndërkohë që prej muajsh Kuvendi është marrë nën kontroll nga Garda dhe Policia e Shtetit

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të nisë hetimet për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të premten se ka pranuar kërkesën e SPAK për mosnisje të hetimeve lidhur me kallëzimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ky i fundit kallëzoi Nikollën nëntorin e kaluar për shpërdorim detyre, pasi lejoi futjen e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit në ambientet e Kuvendit.

Përfaqësues të opozitës denoncuan javë më parë futjen e gardistëve me armë në Kuvend kundër parashikimeve ligjore. Gazment Bardhi do të deklaronte se është e papranueshme që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i përgjigjej kërkesave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore, duke përdorur autoritetin dhe duke i dhënë urdhra të paligjshëm punonjësve të Gardës së Republikës.

Por SPAK nuk e ka konsideruar të arsyeshme të fillojë procedimin penal lidhur me këto pretendime, teksa kallëzuesi iu drejtua gjykatës me ankesë në datën 12 dhjetor.

Togat e zeza të GJKKO-së vendosën të lënë në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të procedimit penal.

Prej disa muajsh Kuvendi i Republikës është kthyer në një skenë krimi ku kontrolli është marrë nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco