'A do shkosh në burg?' Paburrëria e Veliajt për t'iu përgjigjur kësaj pyetje

'A do shkosh në burg?' Paburrëria e Veliajt për t'iu përgjigjur kësaj pyetje

10:16, 13/12/2023
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL, përmes një postimi në rrjetin Facebook ka risjellë në pah edhe një herë sakrificat që një gazetar duhet të kryeje gjatë një ditë të zakonshme pune për të marrë përgjigjen për firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Nisur nga emisionin investigativ ‘Xhadat’ gazetari dhe ekipi i emisionit nisen drejt bashkisë për të lënë një takim më Veliajn, takim ky të cilin punonjësit e bashkisë shprehen se fillimisht duhet bërë kërkesa, e mandaj brenda 10 ditëve mund të rimerret përgjigja.

Sa e lirë është media sot në vendin tonë? A ka transparent? Aspak!

Deklarata e tij: A ke vjedhur gjë dhe a do shkosh në burg [❓️]

Shikoni çfarë kalvari duhet të kalojë një gazetar për t'i marrë Erion Veliajt përgjigjen e kësaj pyetje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë!

Frikë nga qytetarët! Frikë nga media! Frikë nga fjala e lirë! Frikë nga transparenca! Frikë nga llogaridhënia! Frikë nga drejtësia!

Po përse ky tmerr? Ky bunkerizim? Kjo paburrëri për t'u fshehur nga një pyetje kaq e thjeshtë?

Është firma e tij tek inceneratori i Tiranës që e përndjek, që nuk e lë të bëjë gjumë! Deri ditën që do të ketë drejtësi!

Respekt për kurajon dhe profesionalizmin e gazetarit, Andi Llabuti, si dhe gjithë ekipit të emisionit investigativ "Xhadat"!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco