VIDEO/ ‘Mero Baze po na vjedh ujin’: Banorët përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet e paligjshme

11:41, 12/12/2023
A+ Aa A-

Banoret e fshatit Mezhgoran në Bashkinë e Tepelene janë përplasur sot sërish me Policinë e Shtetit, e cila shkoi në fshat së bashku me firmën që po punon për projektin e ujesjellësit.

Pas protestës së fundit, firma kishte ndaluar punimet, por sot me mjete të rënda dhe me një numër të lartë forcash policore ata tentuan të vazhdojnë punën, por janë ndaluar nga banorët, të cilët kundërshtojnë prej kohësh marrjen e ujit nga burimi i fshatit.

Banorët thonë se uji po u merret nga gazetari i qeverisë, Mero Baze për një resort pranë fshatit Peshtan.

Me anë të avokatit është zbuluar se firma 2T shpk nuk ka leje mjedisore për përdorim të baseneve ujore, përgjigjja zyrtare është dhënë nga vete Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Sipas banorëve, ata nuk do të lejojnë kurrsesi që firma në shkelje të plotë me ligjin, të vazhdojë punën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco