VIDEO-SYRI TV/ Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zyrtarët e arrestuar 'noterë' të procedurës

17:21, 09/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV ka zbardhur dosjen e SPAK për arrestimin e 15 zyrtarëve për Inceneratorin e Tiranës. Zyrtarët e arrestuar janë përdorur si noterizues të procedurës, ndërkohë që shumë ministri dhe Bashkia e Tiranës kanë vepruar për llogari të Klodian Zotos. Vetëm nga përllogaritja fiktive e kostove, dëmi i shkaktuar shkon në 25 milionë euro, ndërsa afera totale përllogaritet në 130 milionë euro.

Nga SYRI TV

SPAK ka zbardhur edhe disa prej episodeve kryesor të aferës 130 milionë euro, ku bie në sy se si të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë disa Ministri dhe Bashkinë e Tiranës që janë vënë në dispozicion të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Nga dokumentet e SPAK, provohet se puna për dhënien e koncesionit 130 milionë Euro Klodian Zotos, kishte nisur në një kohë kur kompania e tij nuk ekzistonte ende, por u regjistrua disa muaj pasi zyrtarët e shtetit shqiptar kishin avancuar me dhënien e projektit 130 milionë euro.

‘Nga aktet e administruara rezulton se shoqëria ‘Integrated Energy BV ‘ nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por rezulton se më datën 31.08.2017 në qendrën kombëtare të biznesit është regjistruar shoqëria ‘Integrated Energy BV’ datë që përkon me datën e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë fituese të koncesionit’ Integrated Energy BV’ dhe autoritetit kontraktor, Ministrisë së Mjedisit’, thuhet në dosjen e SPAK.

Por jo vetëm zyrtarët e dorës së dytë që SPAK i arrestoi, por duket se vendimet për favorizimin e kompanisë që ende nuk ekzistonte prekin edhe qeverinë e madje edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas dokumenteve të SPAK, në datë 7 dhjetor 2016, këshilli I Ministrave i ka miratuar 8 pikë bonus Kompanisë, e cila do të fillonte së ekzistuari vetëm 8 muaj më pas, me regjistrimin në QKB, që u realizua ditën e lidhjes së kontratës 130 milionë euro.

‘Me vendimin e këshillit të ministrave më datë 07.12.2016 për miratimin e bonusit ne procedurë përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të vend depozitimeve ekzistuese. Tiranë i është akorduar bonusi prej 8% të pikave të shoqërisë ‘Integrated Energy BV’ për rezultatin teknik dhe financiar’, vazhdon dosja e SPAK.

Por ndërsa skema ishte e gatshme, duket se e tillë ishte edhe parapërgatitja. Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve, anëtarët e së cilit sot janë në burg, janë përdorur si noterizues, pasi edhe dokumentacioni u ka ardhur I gatshëm nga Klodian Zoto.

‘Dokumentet Standarde të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarde të Koncesionit. Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto’, shkruhet në dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Dyshime ngrihen mbi faktin, se cili ishte presioni mbi anëtarët e Komisionit të Prokurimeve që ndryshoi situatën në vafor të aferës, pasi ishin këta anëtarë që ngritën pikëpyetje mbi faturën e papërballueshme nga ana e bashkive.

Por më pas befas ndryshuan mendim, noterizuan praktikën, bazuar në dhënien e pëlqimit nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili për këtë rast shmangu vendimarrjen e Këshillit dhe dha pëlqimin për ngritjen e Inceneratorit.

Jo vetëm pamundësia e Bashkive të Qarkut Tiranë për përballim, por hartuesit e projektit frynë edhe më tej kostot, e kjo bazuar në studimin e fizibilitetit të Klodian Zotos. Sipas SPAK, kostoja 29 euro për ton është abuzive.

‘Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton’, del në konkluzion prokurori i SPAK.

Pikërisht këto abuzime shtuan koston në mënyrë fiktive edhe me 25 milionë euro të tjera. Nga projekti fillestar me vlerën 102 milionë euro, shtimi fiktiv i kosotove në studimin e fizibilitetit, e çuan projektin direkt në shumën 128 milionë.

Sipas SPAK, ‘në rrethanat e mësipërme rezulton se kostot e ndërtimit të vendosura në studimin e fizibilitetit 128,248,330 Euro janë fryrë ne vlerën 25,783,080 Euro. Nga krahasimi I zërave midis të dhënave të kostos së ndërtimit sipas studimit të fizibilitetit dhe të dhënave të kostots së ndërtimit të administruara nga komunikimet me email të personave të përmendur më sipër’.

Një tjetër detaj që bie në sy nga kjo dosjes, është fakti, se prokurorët janë kujdesur të përshkruajnë me detaje se cili ka qenë roli i Lefter Kokës, Alqi Bllakos e Klodian Zotos, por ndërkohë ka anashkaluar rolin e vartësve të Erion Veliajt, apo Bashkisë së Tiranës në realizimin e projektit, të konsideruar si afera e shekullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco