Kongresi i ChatGPT noterizon vendimet e Ramës për sekretarët e partisë

Kongresi i ChatGPT noterizon vendimet e Ramës për sekretarët e partisë

20:37, 08/12/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka noterizuar vendimet e kryeministri Edi Rama duke votuar aparatin përbërës të Sekretariateve.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, PS ka zbardhur emrat e rinj të cilët do të drejtojnë sekretariatet e partisë.

Ndërkohë që Blendi Klosi do vazhdojë të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

NJOFTIM:

Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste;

Anëtarët e Asmblesë Kombëtare votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj si më poshtë:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Ardian Çela – Sekretar Organizativ

Eduart Ndreca – Sekretar i Burimeve Njerëzore

Evis Kushi - Sekretare e Gruas

Etjen Xhafaj – Sekretar Digjital dhe i Rinisë

Eridjan Salianji – Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Milva Ekonomi - Sekretare e Programit

Romina Kuko-  Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco