Skandali me tenderat/ Berisha: Rama e përjashtoi nga familja thjeshtrën, por do përgjigjet rëndë për këtë mohim

Skandali me tenderat/ Berisha: Rama e përjashtoi nga familja thjeshtrën, por do përgjigjet rëndë për këtë mohim

19:09, 08/12/2023
A+ Aa A-

Edi Rama e ka mohuar thjeshtrën, dy herë, duke e përjashtuar nga familja, tha gjatë konferencës së tij me mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Duke folur për tenderat e fituar nga thjeshtra e Edi Ramës, Rea Xhillari, Berisha tha se ‘ai do përgjigjet rëndë për këtë mohim, e garantoj, nuk e kalon dot kështu se para dy ditësh u tha medieve se kjo është familja ime’.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Situata e grushtit të shtetit po përkeqëson me shpejtësi stabilitetin e vendit.

Nuk lejon komisione hetimore. Këtu para jush unë kam paraqitur në disa seanca gjyqësore publike, vjedhjet e tij të tmerrshme publike, kur një kryeministër firmos 4 vendime për të vjedhur tokën e gjimnazit.

Kam paraqitur këtu tenderat e fituar nga thjeshtra. Cila ishte përgjigja? E përjashtoi nga familja thjeshtrën, familja ime përbëhet nga Linda, Zaho, Gregu dhe unë.

Po ta përjashtosh si të duash, po ajo është pjesë e familjes tënde njëlloj si Gregu dhe Zaho. Ka ligje shteti. Neni 24 i konfliktit të interesit, stipulon se familja e ngushtë janë bashkëshorti dhe bashkëshortja, prindërit dhe fëmijët e tyre. Nuk ka asnjë avantazh nëse është fëmijë i nënës apo i babait. Nëse bashkëjetojnë apo janë të martuar, ata janë fëmijë të familjes.

Do përgjigjet rëndë për këtë mohim, e garantoj, nuk e kalon dot kështu se para dy ditësh u tha medieve se kjo është familja ime.

Imagjinoni se gjer ku arrin ky prind.

Po fakti që ne e kemi ngritur me dhjetëra herë abuzime e thjeshtrës, tani ajo del që nuk ka bërë deklarimet, prandaj thotë se nuk ka lidhje me mua.

Po ky është vetëm njëri aspekt i vjedhjeve të tij familjare, të tjerat janë në proces dhe do i nxjerrim të gjitha.

Pra, ishte vërtet i jashtëzakonshëm kongresi i partisë. Ishte rikthim total i saj në partinë e krimit, nga e cila ka lindur. Ishte rikthim në të njëjtën sallë, ku ajo ndërroi emrin.

Ishte totalisht rikthim në monizmin e saj absolut.

Fliste përçart, Enver Hoxha fliste për lugë floriri, ky fliste për inteligjencë floriri apo argjendi, duke besuar se në këtë mënyrë mashtron shqiptarët. Duke besuar se në këtë mënyrë do thonë, rroftë kryetari im. Si i tha ai, jap jetën për ty.

Gjithë halli është këtu, por e garantoj se nuk ka njeri që jep jetën për të, por do ia mbathi nga mosbindja civile dhe e pret një fat që e meriton, ai dhe të gjithë ata që e mbështesin ata.

Ata dhe të gjithë ata që si mercenarë i kthejnë politikave të tij.

Këto ishin disa vlerësime të fjalimit të tij tërkuzë. E thashë edhe njëherë, sikur fliste një njeri që ka kaluar të gjithë natën në spitalet e rehabilitimit apo të kurimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco