Hill flet për dialogun e Brukselit: Të gjithë duhet të bëjnë disa lëshime

Hill flet për dialogun e Brukselit: Të gjithë duhet të bëjnë disa lëshime

08:26, 08/12/2023
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku një nga kushtet është dhe njohja e Kosovës.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Hill ka thënë se i gjithë procesi nënkupton që ju të jepni diçka dhe të merrni diçka.

“Në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nevojiten marrëdhënie shumë më të mira mes vendeve. Për Serbinë çështja e Kosovës është shumë e vështirë, nuk kam nevojë t’ia shpjegoj askujt në Serbi. Por unë mendoj se i gjithë procesi nënkupton që ju të jepni diçka, por edhe të merrni diçka“, tha ai në një intervistë për mediat serbe.

Më tej ai ka thënë se formula e paraqitur nga Miroslav Lajçak, është e mirë për të dyja vendet.

“Formula e paraqitur nga i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak është një formulë e mirë. Serbët në veri të Kosovës duhet të kenë një perspektivë të qartë se si do të duket e ardhmja e tyre. Bashkimi i komunave serbe, për të cilin po negociohet, është një hap i qartë në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë, Kosova dëshiron një të ardhme ku mund të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare, e cila është gjithashtu pjesë e këtij procesi. Tani jemi në mes të negociatave dhe nuk dua t’i jap këshilla askujt, përveçse të them që të gjithë duhet të bëjnë disa lëshime për të marrë diçka. Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë“, ka deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco